Tajms: Administrata e Trampit dëshiron të bindë katër shtete- anëtare të largohen nga BE-ja
- Administrata e presidentit amerikan, Donald Tramp, dëshiron të bindë edhe katër vende tjera, pas Bregzitit në Londër që të largohen nga Bashkimi Evropian në mënyrë siç thuhet “ta bëjmë Evropën përsëri të madhe”, sipas një versioni më të gjatë, ende të klasifikuar të Strategjisë së sigurisë nacionale të SHBA-së të publikuar javën e kaluar, bën të ditur gazeta britanike "Tajms" (Times).
- Post By Fami Bajrami
- 12:10, 12 dhjetor, 2025
Uashington, 12 dhjetor 2025 (MIA) – Administrata e presidentit amerikan, Donald Tramp, dëshiron të bindë edhe katër vende tjera, pas Bregzitit në Londër që të largohen nga Bashkimi Evropian në mënyrë siç thuhet “ta bëjmë Evropën përsëri të madhe”, sipas një versioni më të gjatë, ende të klasifikuar të Strategjisë së sigurisë nacionale të SHBA-së të publikuar javën e kaluar, bën të ditur gazeta britanike "Tajms" (Times).
Gazeta thekson se ka edhe një propozim për krijimin e një forum të ri elitar C5 ose “Bërthama e pestë” (Core Five) e përbërë nga fuqitë botërore e cila do të zëvendësonte G7 dhe do të përfshinte SHBA-në, Kinën, Indinë, Japoninë dhe Rusinë.
Sipas detajeve të publikuara nga ueb faqja amerikane e mbrojtjes “Defense One”, katër shtete anëtare të BE-së që konsiderohen si objektiva pas Bregzitit janë Austria, Hungaria, Italia dhe Polonia.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Ana Kelli, mohoi se ekziston një version i tillë i dokumentit.
Ajo për "Difens uan" tha se “nuk ka version alternativ, privat ose të klasifikuar” të Strategjisë së sigurisë nacionale të SHBA-së.