• e martë, 16 dhjetor 2025

Tajm: Personalitet i vitit janë "arkitektët e IA"

Tajm: Personalitet i vitit janë

Nju Jork, 11 dhjetor 2025 (MIA) - Revista "Tajm" këtë vit ka vendosur që titulli i saj tradicional i Personit të vitit nuk do t'i shkojë një personi të vetëm, por një grupi njerëzish që i quan "arkitektët" e Inteligjencës Artificiale (IA).

Një nga dy kopertinat paraqet krerët e kompanive kryesore të teknologjisë: shefi i Nvidia-s, Jensen Huang, shefi i Meta-s, Mark Cukerberg, pronari i X, Elon Musk, "kumbari e IA-së" Fei-Fei Li, shefja prodhuesit të çipave AMD, Lisa Su, shefi i startapit Anthropic, Dario Amodei, shefi i OpenAI, Sam Altman dhe kreu i Google AI Lab, Demis Hasabis.

Kjo do të thotë që përzgjedhja pasqyron shpejtësinë e jashtëzakonshme me të cilën inteligjenca artificiale dhe kompanitë që e zhvillojnë atë po e ndryshojnë botën.

Njoftimi vjen mes një bumi global të IA-së që ka vazhduar që nga lançimi i ChatGPT në fund të vitit 2022. CEO i OpenAI, Sam Altman, deklaroi në shtator se chatbot-i i tyre po përdoret rreth 800 milionë herë në javë. Gjigantët e teknologjisë po investojnë miliarda dollarë në zhvillimin dhe infrastrukturën e inteligjencës artificiale për të qëndruar përpara konkurrencës.

Me këtë, Tajm ka përgatitur dy kopertina këtë vit: një ilustrim artistik të shkronjës AI të rrethuar nga punëtorët dhe një imazh që përshkruan figura kryesore nga industria e teknologjisë. mb/

Foto: X

QËNDRONI TË LIDHUR