Tajani e aktivizoi Fondin Evropian të Solidaritetit për shkak të pasojave nga uragani Hari
- Shefi i diplomacisë italiane Antonio Tajani deklaroi se Roma planifikon të kërkojë ndihmë nga Fondi Evropian i Solidaritetit për Kalabrinë, Siçilinë dhe Sardenjën, të cilat u goditën nga uragani Hari.
- Post By Sara Ademi
- 13:44, 29 janar, 2026
Bruksel, 29 janar 2026 (MIA) - Shefi i diplomacisë italiane Antonio Tajani deklaroi se Roma planifikon të kërkojë ndihmë nga Fondi Evropian i Solidaritetit për Kalabrinë, Siçilinë dhe Sardenjën, të cilat u goditën nga uragani Hari.
Ai, pas mbërritjes në Bruksel në takimin me ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare në BE, tha se do të përgatiten analiza dhe të dhëna nga Departamenti për mbrojtje civile, të cilat janë të domosdoshme për fillimin e procedurës së ndihmës.
Tajani tha se për këtë tashmë është diskutuar në Këshillin e Ministrave.
Evropa gjithmonë ka reaguar me solidaritet në situata të ngjashme, citoi Tajani, duke shtuar se për ndihmën e Italisë tashmë është biseduar në Këshillin e ministrave. sa/
foto: MIA arkivi