• e diel, 01 shkurt 2026

Të paktën një i vrarë dhe 23 të plagosur në sulmet e mbrëmshme ruse ndaj Kievit dhe Harkovit

Të paktën një i vrarë dhe 23 të plagosur në sulmet e mbrëmshme ruse ndaj Kievit dhe Harkovit

Kiev, 24 janar 2026 (MIA) - Të paktën një person ka humbur jetën, ndërsa 23 të tjerë janë plagosur në sulmet ajrore ruse të mbrëmshme në Kiev dhe Harkov, ndërsa përfaqësuesit rusë, ukrainas dhe amerikanë vazhduan negociatat sot në Abu Dabi mbi kushtet për t'i dhënë fund luftës gati katërvjeçare të Moskës në Ukrainë, njoftuan agjencitë botërore.

Një grua u vra dhe katër persona të tjerë u plagosën në sulmet me dronë rusë në kryeqytetin ukrainas Kiev gjatë natës, deklaroi shefi i administratës ushtarake të Kievit, Timur Tkaçenko.

"Një grua është vrarë në një sulmin rus gjatë natës në një fabrikë ëmbëlsirash në lagjen Holosievski të Kievit. Është dëmtuar edhe një ndërtesë private banimi", njoftoi Shërbimi shtetëror i Emergjencave të Ukrainës në platformën e tij në Fejsbuk, siç citohet nga Ukrinform.

Në qarkun Dniprovski të Kievit, zjarrfikësit shuan një zjarr në një parking publik. Diku tjetër, një cisternë benzine u përfshi nga flakët, duke shkaktuar rrjedhje karburanti. Zjarri është vënë nën kontroll, por të paktën një person është plagosur.

Në qarkun Darnicki në kryeqytetin ukrainas, një ndërtesë banimi shumëkatëshe e pabanuar është dëmtuar dhe është ka marrë flakë gjatë një sulmi masiv rus. Zjarri është shuar. Në rajonin Solomenski të Kievit, është dëmtuar një ndërtesë afaroste.

Policia e Kievit shtoi se një numër ndërtesash banimi, automjetesh, ambiente biblioteke, një qendër tregtare, kooperativa garazhi, një gardh i mbikalimit të metrosë Linja e gjelbër dhe disa objekte prodhimi të një fabrike ëmbëlsirash u dëmtuan si rezultat i sulmeve ruse. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR