Të paktën dhjetë të vrarë në sulmin me dron në një spital në Sudan
- Forcat paraushtarake sudaneze kanë vrarë të paktën dhjetë persona në sulmin me dron në një spital në jug të vendit.
- Post By Fami Bajrami
- 13:57, 3 prill, 2026
Kartum, 3 prill 2026 (MIA) - Forcat paraushtarake sudaneze kanë vrarë të paktën dhjetë persona në sulmin me dron në një spital në jug të vendit.
"Mjekë pa kufij" kanë thënë se Forca paraushtarake për mbështetje të shpejtë (RSF) kanë kryer dy sulme me dron në spitalin Al-Xhabalain në shtetin Bel Nil, duke goditur sallën e operacionit dhe repartin e maternitetit.
Në sulmet e fundit në luftën gjithnjë e më intensive me dron midis ushtrisë dhe RSF-së, janë vrarë dhjetë persona, përfshirë shtatë punonjës mjekësorë, ndërsa janë lënduar të paktën 19 të tjerë.
Të lënduarit janë dërguar në spitalin Kosta, në largësi rreth 80 kilometra.
"Sulmi është edhe më tronditës, sepse ndodhi gjatë një fushate vaksinimi për fëmijët", thanë "Mjekët pa kufij" për sulmin ndaj spitalit Al-Xhabalain.
Sistemi shëndetësor është prekur rëndë nga lufta civile që filloi në prill të vitit 2023.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), në mars kumtoi se që nga fillimi i luftës civile në vend mbi 200 sulme janë destinuar ndaj objekteve shëndetësore.
Kombet e Bashkuara theksojnë se deri tani në luftime janë vrarë më shumë se 40.000 njerëz, por organizatat humanitare theksojnë se numri i vërtetë mund të jetë shumë më i lartë.
Foto: arkivi i MIA-s