• e mërkurë, 15 prill 2026

Të paktën 30 të vdekur në stampedo në një atraksion turistik në Haiti

Të paktën 30 të vdekur në stampedo në një atraksion turistik në Haiti

Port-o-Prens, 12 prill 2026 (MIA) – Të paktën 30 persona kanë vdekur në stampedo në një vend të njohur turistik në Haiti, njoftuan mediat lokale.

Një numër i madh i vizitorëve u mblodh dje në Citadela Laferien, në komunën veriore Millo, raportoi gazeta "Le nuvellist". Fortesa e shekullit të 19-të, e cila është nën mbrojtjen e UNESCO-s, është një simbol i luftës së Haitit për liri nga sundimi kolonial francez dhe është një nga atraksionet turistike më të vizituara në vend.

Kryeministri i Haitit, Alix Didie Fis-Eme, shprehu "shqetësim të thellë" për incidentin, në të cilin u përfshinë kryesisht të rinj.

"Qeveria shpreh ngushëllimet e saj të sinqerta familjeve të prekura dhe u garanton atyre solidaritet të plotë në këto momente trishtimi dhe dhimbjeje të madhe", theksohet në kumtesën.

Autoritetet janë mobilizuar dhe janë në gatishmëri të shtuar për të ofruar ndihmë dhe mbështetje, ndërsa hetimi për rrethanat e aksidentit është duke vazhduar. ls/

Foto: iks printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR