• e diel, 01 shkurt 2026

Të paktën 11 të vrarë dhe 12 të plagosur nga të shtënat në një fushë futbolli në Meksikë

Të paktën 11 të vrarë dhe 12 të plagosur nga të shtënat në një fushë futbolli në Meksikë

Meksiko Siti, 26 janar 2026 (MIA) - Persona të armatosur dje hapën zjarr në një fushë futbolli në Meksikën qendrore duke vrarë të paktën 11 persona dhe duke plagosur 12, kumtuan autoritetet lokale.

Sulmi ndodhi në qytetin Salamanka, në fund të ndeshjes së futbollit, deklaroi kryetari Sezar Prieto, shkruajnë mediat amerikane.

Dhjetë persona humbën jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa një më vonë iu nënshtrua plagëve në spital. Kryetari konfirmoi se mes të plagosurve është një grua dhe një fëmijë i mitur.

Prieto i bëri thirrje presidentes Klaudia Shajnbaum të ndihmojë në parandalimin e dhunës.

"Fatkeqësisht ekzistojnë grupe kriminale të cilët përpiqen të nënshtrojnë autoritetet, diçka që nuk do ta arrijnë", tha prefekti.

Zyra e prokurorit shtetëror të Guanahuatos kumtoi se heton dhe punon me autoritetet federale për përforcimin e sigurisë në atë zonë.

Shteti Guanahuato vitin e kaluar regjistroi numrin më të madh të vrasjeve në Meksikë. Në atë zonë, grupi lokal Santa Rosa de Lima lufton kundër kartelit të fuqishëm "Gjenerata e re e Haliskos".

Edhe krahas kësaj, qeveria meksikane pohoi se norma e vrasjeve në vend në vitin 2025 ishte më e ulët nga viti 2016, me 17,5 vrasje në 100.000 banorë. Megjithatë, analistët paralajmërojnë se këto shifra ndoshta nuk e reflektojnë nivelin e plotë të vërtetë të dhunës në vend. sa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR