• e mërkurë, 15 prill 2026

Të martën në Uashington fillojnë negociatat mes Izraelit dhe Libanit

Të martën në Uashington fillojnë negociatat mes Izraelit dhe Libanit

Bejrut,12 prill 2026 (MIA) - Negociatat mes Izraelit dhe Libanit pritet të fillojnë të martën në Uashington, kumtoi sot kabineti i peresidentit libanez, Zhozef Aun.

Izraeli insiston që qeveria libaneze ta ndërmarrë përgjegjësinë për çarmatimin e Hezbollahut. Më 8 prill, kur është shpallur marrëveshja për armëpushim në Iran, Izraeli ka kryer sulme ajrore ndaj Bejrutit, ku humbën jetën mbi 300 njerëz, që llogaritet për ditën më vdekjeprurëse në Liban nga fillimi i konfliktit.

Derisa në Iran është në fuqi një armëpushim i brishtë, SHBA-ja dhe Izraeli pohojnë se kjo nuk ka të bëjë me Libanin, duke e theksuar rëndësinë e sigurisë së qarkullimit edhe në Ngushticën e Hormuzit, ndërsa Teherani vlerëson se armëpushimi vlen për tërë rajonin. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR