Sulme të reja izraelite ndaj Bejrutit, nga Libani jugor janë lansuar shtatë raketa ndaj Izraelit
- Armata izraelite kumtoi se po e sulmon "infrastrukturën terroriste" në Bejrut.
- Post By Arta Bunjaku
- 19:24, 3 prill, 2026
Jerusalem, 3 prill 2026 (MIA) - Armata izraelite kumtoi se po e sulmon "infrastrukturën terroriste" në Bejrut.
Mediumet lokale kumtuan se cak i sulmeve janë paralagjet jugore të Bejrutit.
Ndërkohë, nga Libani jugor janë lansuar shtatë raketa drejt pjesës veriore të Izraelit.
Komanda izraelite për mbrojtje civile kumtoi se u aktivizuan sirenat në Nahiria dhe në disa pjesë të Galilejës perëndimroe.
Tani për tani nuk ka informata për viktima të mundshme dhe dëme të shkaktuara materiale. ab/
Foto: МIА arkivi