Stuhia "Hari" shkaktoi dëme të mëdha në Itani
- Stuhia dimërore shkaktoi dëme të mëdha në bregun italian dhe ishujt e Mesdheut, ndërsa autoritetet sot vlerësuan se vetëm në Sicili dëmet arrijnë 740 milionë euro.
- Post By Sara Ademi
- 17:50, 22 janar, 2026
Romë, 22 janar 2026 (MIA) - Stuhia dimërore shkaktoi dëme të mëdha në bregun italian dhe ishujt e Mesdheut, ndërsa autoritetet sot vlerësuan se vetëm në Sicili dëmet arrijnë 740 milionë euro.
Valë të mëdha, goditje të fuqishme të erës dhe shi i rrëmbyeshëm shkaktuan dëme edhe në Sardinia, ndërsa në pjesën tokësore të vendit më rëndë është goditur rajoni i Kalabrisë në jug.
Stuhia "Hari", e cila ditëve të fundit e përfshiu rajonin, plotësisht i përmbyti plazhet e Sicilisë, ndërsa rrugët në zonat bregdetare ishin në ujë. Era e fortë ka thyer vitrinat e restoranteve dhe objekteve. Në linjën hekurudhore mes Mesinës dhe Katanisë, një pjesë e hekurudhës mbeti e varur në ajër pasi uji i ardhur fshiu tokën poshtë tij. U regjistruan valë deri në 16 metra.
Kryetari i rajonit të Sicilisë, Renato Shifani, njoftoi ndihmë emergjente prej mbi 140 milionë euro, Autoritetet në Sardinia, gjtihashtu, njoftuan për dëme prej disa qindra milionë euro. Janë goditur edhe ishujt më të vegjël si Lipari dhe Stromboli. sa/
foto: arkivi/ilustrim