• e diel, 01 shkurt 2026

Stuhi të fuqishme dhe reshje të rrëmbyeshme të shiut në Afganistan, së paku 61 persona e humbën jetën, ndërsa 110 janë lënduar

Stuhi të fuqishme dhe reshje të rrëmbyeshme të shiut në Afganistan, së paku 61 persona e humbën jetën, ndërsa 110 janë lënduar

Kabul, 24 janar 2026 (MIA) - Së paku 61 persona e humbën jetën në rreshjet e rrëmbyeshme të shiut dhe borës në Afganistan në tre ditët e fundit, tregojnë të dhënat preliminare të publikuara sot nga Shërbimi nacional për menaxhim me katastrofa.

Sipas të dhënave, edhe 110 persona janë lënduar, ndërsa 458 shtëpi janë pjesërisht apo tërësisht të shkatërruara, ndërsa pjesët veriore dhe qendrore të Afganistanit janë më së shumti të goditura, sipas hartës së publikuar nga metoeorologët në "X".

Sipas shërbimit afgan për menaxhim me katastrofa, gjithsej "rreth 360 familje janë goditur" nga kushtet e këqija të motit.

Zëdhënësi i shërbimit u bëri thirrje qytetarëve të evitojnë udhëtimet e panevojshme, sepse shumë rrugë në vend ende janë të bllokuara apo mbuluara me borë. Një prej autostradave kryesore në Afganistan, gryka Salang, është e mbyllur tërësisht për komunikacion, kumtuan autoritetet lokale në krahinën Parvan në pjesën lindore të vendit. Në krahinën Bamjan. në Afganistanin qendror, rezervat e ushqimit iu ndanë shoferëve të ngujuar në grykën malore të mbuluar me borë. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR