• e diel, 01 shkurt 2026

Stuhi e fuqishme në Athinë - në Peloponez e humbi jetën një pjesëtar i shërbimit bregdetar

Stuhi e fuqishme në Athinë - në Peloponez e humbi jetën një pjesëtar i shërbimit bregdetar

Athinë, 21 janar 2026 (MIA) - Një stuhi e fuqishme e kaploi sot pasdite rajonin e Atikës, rajonin më të gjerë të Athinës, ndërkaq për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut jnaë vërshuar disa rrugë dhe bulevarde qendrore, komunikacioni është me ndërprerje, shërbimi zjarrfikës intervenoi për të ndihmuar personat e ngujuar, ndërkaq në Peloponez, jetën e humbi një pjesëtar u shërbimit bregdetar, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Paralelisht, kanë dalë nga shtrati dy lumenjtë në Athinë.

Gjatë ditës së sotme stuhi me erë të fuqishme dhe reshje të rrëmbyeshme të shiut pati edhe në disa pjesë të Greqisë.

Në qytetin Astros në Peloponez, një anëtar i shërbimit bregdetare grek humbi jetën ndërsa kontrollonte situatën në port me kolegët e tij, ndërsa përpiqej të lidhte një varkë, për shkak të erës së fuqishme dhe valëve të mëdha, ra në det së bashku me persona të tjerë që ndodheshin aty në afërsi.

Për stuhinë, nga numri i emergjencës 112 mbrëmë u dërguan mesazhe banorëve të pesë rajoneve për të kufizuar lëvizjet e tyre, ndërsa këtë mëngjes porosi të njejtë morën edhe të gjithë ata në rajonin e Atikës, rajonin më të gjerë të Athinës.

Për shkak të erës së fuqishme, anijet dhe tragetet mbetën të ankoruara në tre portet e Athinës, pas ndalesës për lundrim, ndërkaq u mbyllën të gjitha shkollat ​​në rajonin e Atikës. ab/

Fotо: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR