Studentët në Serbi ngrenë padi penale kundër dy ministrave
- Studentët në Serbi kanë ngritur padi penale kundër ministrit serb të Informacionit dhe Telekomunikacionit, Boris Bratina dhe kundër ministrit të Investimeve Publike, Darko Glishiq.
- Post By Fami Bajrami
- 12:50, 14 prill, 2026
Beograd, 14 prill 2026 (MIA) - Studentët në Serbi kanë ngritur padi penale kundër ministrit serb të Informacionit dhe Telekomunikacionit, Boris Bratina dhe kundër ministrit të Investimeve Publike, Darko Glishiq.
Ministri Bratina, duke folur për protestat në Serbi, në Ditën e studentëve deklaroi se të rinjtë "nuk janë të vetëdijshëm se policia atje ka të drejtë t'i rrahë dhe t'i vrasë"!
Kolegu i tij nga qeveria, Darko Glishiq u bëri thirrje publikisht prindërve që të mos i regjistrojnë fëmijët e tyre në "fakultetet e bllokadës", sepse do t'ua kthejnë në arkivol.