Starmer: Jam i lodhur nga ndikimi i Trampit dhe Putinit në kostot e energjisë në vendin tim
- Kryeministri britanik Kir Starmer shprehu pakënaqësi për ndikimin e ngjarjeve globale në rritjen e çmimeve të energjisë në Britaninë e Madhe, duke theksuar se veprimet e liderëve botërorë ndikojnë drejtpërdrejt te qytetarët dhe ekonomia.
- Post By Qefsere Abduli
- 13:40, 10 prill, 2026
Londër, 10 prill 2026 (MIA) - Kryeministri britanik Kir Starmer shprehu pakënaqësi për ndikimin e ngjarjeve globale në rritjen e çmimeve të energjisë në Britaninë e Madhe, duke theksuar se veprimet e liderëve botërorë ndikojnë drejtpërdrejt te qytetarët dhe ekonomia.
Starmer, në një intervistë për Aj-Ti-Vi, tha se rritja dhe rënia e çmimeve të energjisë varen nga veprimet e liderëve siç është presidenti amerikan Donald Trsmp dhe presidenti rus Vladimir Putin.
"Jam i lodhur nga kjo – familjet në të gjithë vendin që shohin faturat e tyre të energjisë elektrike duke u rritur dhe ulur, dhe faturat e bizneseve duke u rritur dhe ulur për shkak të veprimeve të Vladimir Putinit ose Donald Trampit në mbarë botën", tha kryeministri britanik. Ai gjithashtu bëri thirrje për një plan konkret për rivendosjen e komunikacionit detar në Ngushticën e Hormuzit, pas arritjes së një armëpushimi në Lindjen e Mesme.
Sipas një njoftimi nga Dauning strit, Starmer ka biseduar për këtë me presidentin amerikan, duke theksuar nevojën për një zgjidhje të shpejtë për të mundësuar transport të pandërprerë të energjisë dhe mallrave. qa/