• e diel, 01 shkurt 2026

Sot përfundon afati për paraqitjen për çmimet vjetore të SHGM-së

Sot përfundon afati për paraqitjen për çmimet vjetore të SHGM-së

Shkup, 26 janar 2026

Sot përfundon afati për paraqitjen për çmimet vjetore të Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë.

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) këtë vit do të ndajë tre çmime për gazetarë: çmimin “Krste Petkov Misirkov” për vepër jetësore, çmimin “Jashar Erebara” për gazetari hulumtuese dhe çmimin për raportimin më të mirë gazetaresk për tema me rëndësi lokale dhe rajonale për vitin 2025.

Për çmimin për vepër jetësore kandidatët mund të aplikojnë vetë ose me propozim nga tre gazetarë. Përveç të dhënave personale të kandidatit dhe një biografie të shkurtër, në aplikim dorëzohet edhe arsyetim për arritjet e kandidatit që kanë lënë gjurmë të veçanta në gazetarinë maqedonase.

1. Kandidatët për çmimin vjetor për gazetari hulumtuese aplikojnë vetë ose me propozim nga tre gazetarë. Produktet mediatike duhet të jenë hulumtime serioze gazetareske, të publikuara gjatë vitit 2025 në mediat në Maqedoni, të kushtuara çështjeve me rëndësi për komunitetin e gjerë. Historitë duhet të zbulojnë keqpërdorime të pushtetit dhe fuqisë, si dhe shkelje të të drejtave dhe lirive të njeriut. Ato duhet të jenë origjinale dhe të mbështetura me fakte të verifikuara nga burime të ndryshme informacioni.

2. Kandidatët për çmimin për raportimin më të mirë gazetaresk për tema me rëndësi lokale dhe rajonale për vitin 2025 duhet të punojnë ose të jenë të angazhuar në media lokale dhe rajonale, ose të jenë korrespondentë të mediave kombëtare në shtet, jashtë qytetit të Shkupit. Aplikimi edhe për këtë kategori mund të dorëzohet nga vetë gazetari ose me propozim nga tre gazetarë.

3. Në aplikimin për çmimin e gazetarisë hulumtuese dhe për raportimin më të mirë për tema lokale dhe rajonale për vitin 2025 duhet të theksohet një link funksional i publikimit, ndërsa nëse dorëzohet personalisht në zyrat e SHGM-së, materiali duhet të jetë i printuar ose i ruajtur në USB. Aplikimet për këto kategori çmimesh duhet të përmbajnë maksimumi deri në dy produkte gazetareske, të publikuara gjatë vitit të kaluar.

Aplikimet duhet të dorëzohen në SHGM më së voni deri më 26 janar (e hënë) 2026, dhe atë:

– Me email në: contact@znm.org.mk, person kontakti: Elizabeta Stojanoviq – 02/3298-139.

Subjekti i emailit duhet të jetë “PËR ÇMIMIN E SHGM-së 2025” dhe çdo aplikant do të marrë përgjigje konfirmuese për pranimin.

– Me postë të rekomanduar, drejtuar në: Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, Gradski Zid, blloku 13, 1000 Shkup, RMV, ose

Aplikimet duhet të shënohen “PËR ÇMIMIN E SHGM-së 2025” në subjektin e emailit ose të shkruara në zarf.

Fituesit të çmimit për vepër jetësore do t’i ndahet plaketë, ndërsa për dy kategoritë e tjera (për storien më të mirë hulumtuese dhe për çmimin për raportimin më të mirë gazetaresk për tema me rëndësi lokale dhe rajonale për vitin 2025), të shpërblyerit do të marrin plaketë, si dhe shpërblim financiar në vlerë prej 1.000 euro për secilin çmim, në kundërvlerë denari.

Përzgjedhjen e fituesve do ta bëjë Komisioni për ndarjen e çmimeve të SHGM-së.

SHGM

___________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

Foto: SHGM

QËNDRONI TË LIDHUR