• e enjte, 16 prill 2026

Siljanovska-Davkova: Njerëzit me spektrin e autizmit na mësojnë ndershmërinë, durimin dhe modalitete të ndryshme të shprehjes dhe ndërveprimit

Siljanovska-Davkova: Njerëzit me spektrin e autizmit na mësojnë ndershmërinë, durimin dhe modalitete të ndryshme të shprehjes dhe ndërveprimit

Shkup, 2 prill 2026 (MIA) - Në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, na kujtohet se pas çdo diagnoze qëndrojnë individë me aftësi unike dhe familje që investojnë dashuri, përpjekje dhe përkushtim në zhvillimin e tyre çdo ditë, theksoi presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, me rastin e 2 prillit - Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin.

Presidentja thekson se autizmi është një spektër kompleks dhe heterogjen përvojash që zgjeron perceptimin tonë për diversitetin njerëzor.

"Për mua, individë të shumtë që lidhen me këtë spektër janë një shembull frymëzues se diversiteti mund të jetë një burim kontributi të jashtëzakonshëm intelektual. Njerëzit në spektrin e autizmit na mësojnë për ndershmërinë, durimin dhe modalitetet e ndryshme të shprehjes dhe bashkëveprimit. Mbështetja për ta nuk duhet të jetë simbolike, por duhet të artikulohet si një angazhim sistematik dhe i vazhdueshëm, përmes ofrimit të shërbimeve të arritshme, mbështetjes profesionale dhe politikave gjithëpërfshirëse që mundësojnë pjesëmarrjen dhe zhvillimin e tyre", shkroi presidentja Siljanovska-Davkova në një postim në Fejsbuk.

Përfshirja, siç thekson ajo, nuk është një ideal abstrakt, por një masë e pjekurisë së një shoqërie.

"Ndërtohet nëpërmjet mirëkuptimit, përgjegjësisë dhe angazhimit aktiv për të krijuar një mjedis në të cilin diversiteti nuk margjinalizohet, por përkundrazi njihet dhe vlerësohet", thotë Siljanovska-Davkova. sa/

Foto: Kabineti i presidentes Gordana Siljanovska Davkova

QËNDRONI TË LIDHUR