• e martë, 24 mars 2026

Siljanovska-Davkova: Në një kohë kur njerëzimi po përballet me konflikte serioze, vetëm me unitet dhe respekt të ndërsjellë mund të ndërtojmë një shoqëri të shëndetshme

Siljanovska-Davkova: Në një kohë kur njerëzimi po përballet me konflikte serioze, vetëm me unitet dhe respekt të ndërsjellë mund të ndërtojmë një shoqëri të shëndetshme

Shkup, 20 mars 2026 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, me rastin e festës së madhe myslimane - Fitër Bajrami, u dërgoi urim besimtarëve të besimit islam dhe kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame, Reis-ul-Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetahu.

"I nderuar Reis-ul-Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetahu, Juve personalisht, anëtarëve të Rijasetit, myftinjve dhe imamëve, si dhe të gjithë besimtarëve të besimit islam në Maqedoni, ju shpreh urimet e mia më të ngrohta me rastin e festës së madhe myslimane - Fitër Bajramit. Festa e madhe është më shumë sesa një festë tradicionale dhe respektim i normave dhe rregullave. Fitër Bajrami është shprehje e besimit të thellë, spiritualitetit, mëshirës, ​​harmonisë dhe dashurisë", thuhet në mesazhin e urimit nga Siljanovska-Davkova.

Energjia dhe ngrohtësia e muajit të shenjtë, shtohet, nuk janë të pranishme vetëm në ndërtesat fetare islame dhe në shtëpitë e bashkëqytetarëve tanë të besimit islam, ato ndihen në të gjithë komunitetin.

"Në një kohë kur i gjithë njerëzimi po përballet me konflikte serioze, luftëra, kriza, ndryshime klimatike dhe kur kemi nevojë të madhe për paqe dhe stabilitet, vetëm me unitet, respekt dhe vlerësim të ndërsjellë mund të ndërtojmë një shoqëri të shëndetshme dhe një atdhe të begatë. Le të vazhdojmë të kultivojmë atmosferën e këndshme gjatë gjithë vitit dhe të jemi të mbushur me mirësi, solidaritet dhe empati. Me një vullnet të fortë, besim të fortë dhe bashkim, do t'i kapërcejmë të gjitha sfidat dhe vështirësitë. Bajrami Sherif Mubarek Olsun. Qoftë i bekuar dhe uruar festa e Fitër Bajrami", theksohet në urimin e presidentes Gordana Siljanovska-Davkova. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

                                                                                        

 

QËNDRONI TË LIDHUR