• e enjte, 16 prill 2026

Siljanovska-Davkova i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Federatës ruse

Siljanovska-Davkova i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Federatës ruse

Shkup, 3 prill 2026 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Federatës ruse, Dmitrij Konstantinoviç Zikov.

Siç kumtoi Kabienti i presidentes, Siljanovska-Davkova shprehi bindje se aktivitetet diplomatike të ambasadorit do të kahëzohen drejt përfaqësimit profesional të interesave të Federatës ruse dhe të popullit rus, në kuadër të së drejtës ndërkombëtare.

Ndërkaq ambasadori Zikov shprehi gatishmëri nga ana ruse për bashkëpunim të hapur dhe për vendosje të marrëdhënieve të barabarta dhe të dobishme në emër të prosperitetit, mirëqenies dhe zhvillimit.

"Dëshiroj ardhja e festës së madhe - Pashkëve, të shënojë fundin e luftërave dhe fillimin e një epoke të re të paqes dhe mirëqenies", theksoi presidentja, shtojnë nga Kabineti i saj. ab/

Fotо: Kabineti i presidentes

 

QËNDRONI TË LIDHUR