• e enjte, 16 prill 2026

Siljanovska-Davkova i pranoi letrat kredenciale të ambasadores së sapoemëruar të Perusë, Karmen Olivares

Siljanovska-Davkova i pranoi letrat kredenciale të ambasadores së sapoemëruar të Perusë, Karmen Olivares

Shkup, 3 prill 2026 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadores së sapoemëruar të Republikës së Perusë me seli në Bukuresht, Gloria del Karmen Olivares.

Siç kumtoi Kabienti i presidentes, Siljanovska-Davkova theksoi se dy shttet tashmë 20 vite ndërtojnë marrëdhënie miqësore, të bazuara në mirëkuptim dhe respekt të ndërsjelltë.

"Është koha për pasurim të bashkëpunimit me forma dhe përmbajtje të reja. Në epokë të globalizimit, inteligjencës artificiale dhe digjitalizimit, distanca gjeografike relativizohet", tha ajo.

Sipas presidentes, ekzistojnë mundësi të mëdha për avancim të bashkëpunimit, posaçërisht në fushën e ekonomisë, kulturës, tutizmit, arsimit dhe shkencës.

Ambasadorja del Karmen Olivares vlerësoi se dy vendet, edhe pse gjeografikisht larg njëri-tjetrit, ndajnë vlera fundamentale siç janë demokracia, mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe respektimi i sundimit të së drejtës, si dhe qëpllimeve të përbashkëta siç janë paqja, zhvillimi i popujve tanë, stabiliteti dhe përforcimi institucional.

Ajo shprehi bindje se gjatë mandatit të saj, detyrë e saj kryesore do të jetë zhvillimi i mëtejmë i marrëdhënieve bilaterale.

Presidentja Siljanovska-Davkova i dëshiroi ambasadores sukses në funksionin e saj. ab/

Fotо: Kabineti i presidentes

QËNDRONI TË LIDHUR