Siljanovska-Davkova dhe Millatoviq: Maqedonia gjithmonë ka pasur kapacitete reformuese, nevojitet vullnet politik në BE për të përshpejtuar procesin e zgjerimit
- Maqedonia ka zbatuar shumë gjëra që janë kërkuar nga Bashkimi Evropian, vendi gjithmonë ka treguar kapacitete reformuese, më mirë edhe se shumë vende të tjera kandidate, por negociatat ende nuk kanë filluar dhe është hasur në një lloj pamëshire politike në vetë Bashkimin, respektivisht në situatë ku nuk ka vullnet politik për të përshpejtuar procesin.
- Post By Arta Bunjaku
- 20:06, 1 prill, 2026
Shkup, 1 prill 2026 (MIA) - Maqedonia ka zbatuar shumë gjëra që janë kërkuar nga Bashkimi Evropian, vendi gjithmonë ka treguar kapacitete reformuese, më mirë edhe se shumë vende të tjera kandidate, por negociatat ende nuk kanë filluar dhe është hasur në një lloj pamëshire politike në vetë Bashkimin, respektivisht në situatë ku nuk ka vullnet politik për të përshpejtuar procesin.
Këtë e konkluduan sot nga Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova dhe homologu i saj malazez, Jakov Millatoviq, në ligjëratën kushtuar procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE, të mbajtur para studentëve në Fakultetin Juridik "Iustiniani i Parë" në Universitetin "Sh. Kirili dhe Metodi” në Shkup.
Të dy presidentët folën për rëndësinë e integrimit evropian, për përfitimet që vetë shteti merr në procesin e aderimit në drejtim të transformimit dhe demokratizimit të shoqërisë, për pengesat politike dhe gjeopolitike dhe për situatat brenda vetë BE-së, por edhe për nevojën që Bashkimi të integrojë Ballkanin Perëndimor meqë me të do t 'i jepte fund klasifikimit artificial ose krahasimit Lindje-Perëndim. Ata gjithashtu arritën në konkuzionin se në BE më shpesh hyhet për arsye politike sesa ekonomike, ndërsa problemet me të cilat përballen kandidatët janë më të lehta për t'u zgjidhur nga brenda sesa nga jashtë.

"Ne jemi mbajtës rekordi në botë sa i përket ndryshimit të Kushtetutës, 36 herë. Ne jemi mbajtës rekordesh, nuk e kam fjalën për Turqinë këtu, në pritje. Kemi marrë statusin e kandidatit në vitin 2005, pra kemi 20 vjet që presim. Kujdes, në vitin 1992 në raportin e Komisionit të Badinterit, të përbërë nga shtatë kryetarë të gjykatave kushtetuese, të formuara nga Bashkësia Evropiane, qëndron se Maqedonia dhe Sllovenia plotësojnë kushtet për t'u njohur nga Bashkësia Evropiane. Sllovenia ishte, ne mbetëm dhe ende jemi duke pritur. Edhe një fakt tjetër, në vitin 2019 kishte pothuajse konsensus në BE për të filluar negociatat. Atëherë ishim dy shtete, shkuam bashkë me Shqipërinë, por Danimarka dhe Holanda thanë "jo"...Gjithmonë kemi treguar jo vetëm kapacitete reformuese, pavarësisht se cila parti është në pushtet, dhe tani e tregojmë sepse i analizoj raportet vjetore dhe i krahasoj me të gjithë kandidatët, këtu qëndrojmë më mirë, nuk po flas për Malin e Zi, nga shumë kandidatë të tjerë në fushat. Por nuk i kemi hapur ende negociatat. Ende nuk kemi diskutuar për klasterin më të rëndësishëm Fundamente nga arsyet e përmendura. Nuk po merremi ende me kapitujt. E ata janë më të rëndësishmit për ne që të bëhemi evropianë të tipit të Kopenhagës, të cilët dinë dhe zbatojnë kriteret e Kopenhagës. Këtu është sundimi i së drejtës, ato janë kriteret më të rëndësishme të Kopenhagës" - theksoi Presidentja.
Siljanovska-Davkova tha se është e rëndësishme të merret parasysh mjedisi aktual në BE, duke theksuar se dy ditë më parë u publikua Raporti Civil Liberties Law Report për vitin 2026, i cili vlerëson gjendjen me sundimin e së drejtës brenda vetë Bashkimit. Sipas raportit, përparim është regjistruar në Lituani dhe Letoni, pa përparim në sundimin e së drejtës janë Kroacia, Republika Çeke, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Italia, Malta, Holanda, Polonia, Rumania, Sllovenia, Suedia, ndërsa regresi është regjistruar në Belgjikë, Bullgari, Danimarkë, Estoni, Irlandë dhe Sllovaki.
"Ky është ambienti. Pra, nuk është rastësi që unë vë në dukje tendencat autoritare jo vetëm në vendet që kanë dalë nga ish-socializmi, por edhe në shtetet evropiane. Edhe në disa ekziston rreziku i monarkizmit republikan; ne do të njohim sjellje që të kujtojnë kaudilizmin, cezarizmin, bonapartizmin. Luftërat gjithmonë i nxisin këto tendenca. Nuk ka demokraci ushtarake", tha Siljanovska-Davkova.
Ajo iu referua gjithashtu sintagmës së Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se ajo ka natyrë gjeopolitike, e jo gjeografike, është shfaqur rreth vitit 2000 dhe nënkuptonte, siç tha ajo, në të vërtetë periferinë e periferisë.
"Edhe logjikisht, do të shihni në punimet shkencore, ku thuhet se i referohet vendeve të ish-Jugosllavisë, minus Sllovenisë, plus Shqipërisë... Tani që Kroacia ka hyrë, ishte minus Kroacisë, plus Kosovës. Dhe kështu vazhdon të ndryshojë. Në fund, do të mbetet një sintagmë boshe sepse kur të hyjnë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, vetë termi do të jetë i pakuptimtë. Contradictio in adjecto, do të themi ne. Kjo është pika e parë. Të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë, dhe ajo që është interesante, ndoshta edhe numri më i madh i subjekteve politike, nëse jo të gjitha, ranë dakord për nevojën e riintegrimit, me qëllim them, riunifikimit të Bashkimit Evropian. Përse? Sepse gjeografikisht, historikisht dhe kulturalisht, ne kemi qenë gjithmonë pjesë e Evropës. Është e logjikshme atëherë të jemi atje edhe politikisht. Kjo është diçka që unë mendoj se është me të vërtetë e rëndësishme të theksohet", tha Presidentja.
_S69qjZhII/placeholder.webp?use_watermark=1)
Ajo theksoi se në shumë raste BE-ja hyn për arsye politike në krahasim me ato ekonomike, edhe pse projekti i BE-së bazohet në Bashkësinë Ekonomike Evropiane.
"Dhe prandaj mendoj se se lufta e tanishme që po zhvillohet tregon atë që kolegu im tashmë e përmendi - se nuk flasim vetëm për fenomen të zgjerimit. Po flasim për nevojë strategjike, nevojë gjeopolitike për të bashkuar Evropën. Nga njëra anë, në mënyrë që BE të jetë lojtar konkurrues në skenën shumë të ndërlikuar gjeopolitike. Skena shumëpolare, në të cilën ka faktorë dhe lojtarë të paparashikueshëm. Atëherë kuptohet se bashkimi është shumë i rëndësishëm", tha Siljanovska-Davkova.
Si shembull, ai vuri në dukje Greqinë, e cila hyri në vitin 1982, e për të cilën u prononcuan negativisht PE-ja dhe KE-ja, por Këshilli Evropian tha "po" dhe kjo kontribuoi në tejkalimin e problemeve serioze demokratike në këtë shtet, e si shembuj të tillë i përmendi Spanjën, Portugalinë, Bullgarinë, Rumaninë.
"Ju mund të kontrolloni raportin, në të thuhet qartë se përmes prizmit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, këto dy shtete kanë probleme serioze. Por se nga brenda do të luftojnë me to. Ata ende po luftojnë, mirëpo këtu është një, më duket një hap i mirë nga Bashkimi Evropian - tha ajo - në raport me Bullgarinë dhe Rumaninë.
Presidentja theksoi se është po aq e rëndësishme që BE të integrojë Ballkanin Perëndimor në vete sepse do t'i japë fund klasifikimit artificial ose krahasimit Lindje-Perëndim.
_pugsqlHPk/placeholder.webp?use_watermark=1)
"Pra, kur nxisni dikë në rrugën e europianizimit, e kam fjalën për valën e tretë të demokratizimit të Huntingtonit, edhe pse nuk kishim det, me fuqi të stuhishme përfshiu Evropën Qendrore dhe Lindore, atëherë është shumë e rëndësishme të mos e harroni. Ne nuk jemi problem për kapacitetin absorbues të Bashkimit Evropian. Ndodhemi në një kryqëzim shumë specifik midis Lindjes dhe Perëndimit. Hyrja jonë do t'i japë fund klasifikimit artificial ose krahasimit lindje-perëndim meqë është e lidhur me Luftën e ftohtë dhe kohën e mëparshme", tha ajo.
Shtoi se BE-ja ka nevojë edhe për Ballkanin Perëndimor, tregun e saj.
"Dhe në fund, them se historia do të përmbyllet dhe nuk do të ketë asnjë ndryshim midis Bashkimit Evropian dhe Evropës. Dhe kjo është diçka që është e rëndësishme", theksoi Presidentja.
Ajo shtoi se integrimi i rajonit ka rëndësi gjeopolitike duke marrë parasysh luftën në Ukrainë.
"Më lejoni t 'ju kujtoj, pra, tezat e teorisë së ashtuquajtur "Zemra e Botës" e Makinderit: "Ai që sundon ose zotëron zemrën e botës sundon botën. Në shekullin e 19-të, zemrën e botës ai e vendos në Ukrainë. Kur lexojmë Bzhezhinskin dhe Kisinxherin dhe aty shohim se interesat kryesore gjeostrategjike të fushës së shahut ishin ku? Në Ukrainë". Prandaj, unë pra kam mirëkuptim. Po, ajo që po ndodh është e tmerrshme, megjithëse mendoj se luftërat gjithmonë mund të parandalohen dhe se është më mirë të mos ndodhë sepse do të duhet të ulesh ende në tryezën e gjelbër dhe të vendosësh, por kush është ai që vendos se miliona njerëz mund të jenë dëm kolateral", tha Siljanovska-Davkova.
_3KlbJbmw6/placeholder.webp?use_watermark=1)
Presidentja vuri në dukje se në aktet themelore të BE-së është shkruar se Bashkimi do të respektojë identitetin kombëtar dhe kulturor të të gjitha kombeve dhe shteteve, dinjitetin dhe integritetin e të gjithë qytetarëve.
"Ekziston edhe një nen i famshëm 4, i cili thotë se BE do të respektojë strukturat kushtetuese dhe politike të shteteve. Ekziston neni 8, i cili thotë se BE-ja do të nxisë marrëveshjet e shteteve anëtare me fqinjët të bazuara në baza reciproke. Ka edhe një nen 7, në të cilin thuhet se nëse anëtarët e BE-së nuk respektojnë parimet dhe vlerat themelore, atëherë një e treta e shteteve ose një e treta e eurodeputetëve ose e Komisionit mund të fillojnë procedurat para Këshillit Evropian për të kufizuar të drejtat e tyre vendimmarrëse. Dhe kjo ka ndodhur disa herë, herën e fundit në lidhje me Hungarinë dhe Poloninë", theksoi ajo.
Ai gjithashtu kujtoi se BE ka nënshkruar Konventën për Liritë dhe të Drejtat Evropiane, që do të thotë se ka njohur gjithashtu juridiksionin e Gjykatës në Strasburg.
"Janë njëzet vendime në Strasburg kundër fqinjit tonë. A vlejnl aktgjykimet për të gjithë? Çfarë lloj gjykate është ajo, vendimet e së cilës nuk vlejnë? Shpesh pyes veten... Unë kam kaluar jetën time në Këshillin e Evropës dhe di për propozimet serioze për të përjashtuar vendet e Këshillit të Evropës nëse nuk respektojnë aktgjykimet në Strasburg. Pra, procesi i skriningut për ne tregoi se ne qëndrojmë mirë në shumicën e fushave. Njëzet raporte vjetore për ne gjithashtu japin vlerësim pozitiv", tha ajo.
Shtoi se çështja që tani po na pengon të fillojmë negociatat u shfaq për herë të parë në vitin 2021 në raportin e Ilhan Quçuk kur u ngrit çështja e pakicës bullgare, respektivisht hyrjen e saj në preambulë. Ajo bëri një retrospektivë duke theksuar se në vitin 1992 Bullgaria e njohu Maqedoninë, pa ndonjë vërejtje në lidhje me përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, dhe shtoi se në të gjitha zhvillimet e mëtejshme duhet të respektohet parimi i Pacta sunt servanda.
Ajo u përqendrua edhe në gjendjen me pakicën maqedonase në Bullgari, duke deklaruar se megjithëse vendi fqinj ka Këshill për Pakicat, nuk ka asnjë maqedonas të vetëm në të, e në raportin e deklasifikuar së fundmi nga regjistrimi i vitit 1956 në Bullgari një numër i madh qytetarësh e regjistruan veten si maqedonas.
Ajo vuri në dukje se BE nuk ka një politikë të përbashkët të pakicave dhe përmendi si shembull Francën dhe Greqinë, të cilat nuk duan të nënshkruajnë konventën kornizë për mbrojtjen e të drejtave të pakicave.
_gIflDDJPh/placeholder.webp?use_watermark=1)
Presidenti malazez Jakov Millatoviq kujtoi se Mali i Zi deri më tani ka hapur 33 kapituj negociues, ka arritur të mbyllë, duke përfshirë fusha kyçe si prokurimi publik, drejtësia, të
drejtat themelore, kontrollet financiare dhe deri në fund të procesit pret të mbyllë edhe 19 kapituj të tjerë.
Ai tha se kur flitet për procesin e eurointegrimit, mund të flitet për katër skenarë të mundshëm me të cilët përballen vendet kandidate në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian.
Këto katër skenarë të mundshëm karakterizohen nga dy faktorë kryesorë, të cilët janë dominues dhe vendimtarë kur bëhet fjalë për të ardhmen e këtij procesi. Faktori i parë është vullneti politik i vetë Bashkimit Evropian, domethënë i shteteve anëtare për të pranuar anëtarë të rinj. Faktori i dytë është vullneti politik i vetë vendit kandidat për të përmbushur një agjendë të caktuar reformash, e cila është parakusht brenda këtij procesi.
Skenari i parë është se vendi kandidat nuk arrin ta përdorë këtë proces për përparim demokratik dhe institucional dhe si rezultat i kësaj BE-ja thjesht nuk dëshiron ta marrë atë. Skenari i dytë është kur vendi kandidat përdor në mënyrë produktive procesin e aderimit, ndërton institucione, avancon standardet e tij demokratike dhe lufton, megjithatë, në të kundërt, BE-ja nuk tregon vullnetin politik për ta pritur atë vend, për të përshpejtuar procesin e integrimit evropian.
"Mund të them me siguri se në një periudhë të mëparshme, madje edhe shteti juaj ka qenë në skenar të tillë. Sigurisht, Maqedonia e Veriut bëri shumë gjëra që kërkoheshin prej saj, por si rezultat ajo ra në një moment politik në BE, ku nuk kishte vullnet politik për të shpejtuar procesin. Ky skenar është ai në të cilin të dyja palët humbasin. Mendoj se këtu nuk duhet të thuhet se nga një optimizëm që ekzistonte në Maqedoninë e Veriut në disa vite të mëparshme, opinioni publik është zhvendosur në një narrativë pak a shumë pesimiste në lidhje me të ardhmen e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut. Dhe kjo nuk është mirë", tha Millatoviqi.
Skenari i tretë është kur vendi kandidat nuk e përdor këtë proces të negociatave të pranimit për të bërë sa duhet, nuk përparon në mënyrë demokratike, nuk përparon institucionalisht, megjithatë, për arsye gjeopolitike ka vullnet politik në Bashkimin Evropian që ai vend të përparojë. Ai vuri në dukje se shumë thanë se ky ishte rasti me anëtarësimin e Rumanisë dhe Bullgarisë.
_8Jncl2Bqg/placeholder.webp?use_watermark=1)
"As ky nuk është skenar i mirë për arsyen se vendet kandidate thjesht nuk e përdorin procesin e aderimit në potencialin e tij të plotë për të përparuar institucionalisht, për të pjekur dhe avancuar në mënyrë demokratike standardet e përcaktuara demokratike dhe evropiane. Jo për shkak të BE, por për shkak të stabilitetit të institucioneve të saj dhe jetës më të mirë të shtetasve të saj", tha Millatoviqi.
Ai e quajti skenarin e katërt të favorshëm, ku të dyja palët bëjnë punën e tyre, domethënë, ku vendi kandidat përdor procesin e aderimit si diçka që e ndihmon atë të përparojë më tej në kontekstin e pjeskurisë së tij demokratik dhe institucional dhe zhvillimit ekonomik. Nga ana tjetër, vendet anëtare të BE-së e shohin dhe e shpërblejnë këtë dhe si rezultat i këtij procesi, ndodh anëtarësimi i plotë.
"Pikërisht ky skenar i katërt është më i miri si për Bashkimin Evropian ashtu edhe për vendet kandidate. Kjo është pikërisht ajo që unë e imagjinoj për Malin e Zi. Pra, ne duhet të përdorim procesin e aderimit në BE si spirancë të jashtme për të inkurajuar reformat dhe për të forcuar demokracinë duke pritur të anëtarësohemi në BE si shtet anëtar plotësisht i përgatitur dhe i përkushtuar, kështu që është thelbësore të përfitojmë sa më shumë nga ky proces tani", theksoi ai.
Millatoviqi shtoi se në këtë kuptim, Mali i Zi i ka vënë vetes një qëllim ambicioz, por plotësisht të arritshëm, që është të bëhet shteti i 28-të anëtar deri në vitin 2028.
"Suksesi i Malit të Zi në këtë kuptim do të ishte dukshëm më i madh se i Malit të Zi sepse do të ishte një mesazh real dhe i mirë për të gjitha vendet e tjera kandidate që ky skenar i katërt, ku edhe shteti po përparon në agjendën e tij të reformave, por në të njëjtën kohë ku edhe Bashkimi Evropian e vlerëson atë, në thelb po ndodh. Do të dërgonte një mesazh të mirë për të gjitha vendet e tjera kandidate se zgjerimi nuk jeton vetëm në fjalët e politikanëve në konferenca, por se me të vërtetë ndodh. Kështu e shoh unë rolin e Malit të Zi", tha Millatoviqi.
Foto: МIА