• e enjte, 16 prill 2026

Shtatmadhoria e Armatës do të informojë për fillimin e aktiviteteve për stërvitjen "Shkëlqimi 26".

Shtatmadhoria e Armatës do të informojë për fillimin e aktiviteteve për stërvitjen

Shkup, 14 prill 2026 (MIA) - Shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral-major Sashko Lafçiski, komandant i Komandës së operacioneve, gjeneral i brigadës, Mirçe Gjorgoski dhe drejtori i stërvitjes kombëtare "Shkëlqimi 26", nënkoloneli Igor Arsovski, sot në Shtatmadhorinë e Armatës do të informojnë për fillimin e aktiviteteve stërvitore. 

Stërvitja do të mbahet nga 19 deri më 27 prill dhe do të zhvillohet në disa lokacione, duke përfshirë: poligonin e armatës "Krivollak", kazermën "Jane Sandanski" në Shtip, "Mirçe Acev" në Prilep dhe "NH Strasho Pinxhur" në Petrovec.

Nga Zyra për marrëdhënie me publikun e Shtatmadhorisë të Armatës informojnë se stërvitja është vazhdim i serisë së ushtrimeve "Shkëlqimi Maqedonisë" dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm në procesin e zhvillimit të kapaciteteve të operacioneve të Armatës. Qëllimi kryesor i stërvitjes është të vlerësojë aftësitë luftarake të Grupit të batalionit të këmbësorisë së lehtë (GBKL), si dhe gatishmërinë e tij për të kryer detyra operacionale në kushte reale.

Kjo, siç potencohet, e bën stërvitjen "Shkëlqimi 26" dhe vlerësimin e GBKL-së një nga prioritetet më të larta të armatës për këtë vit. 

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR