Shtatë persona e kanë humbur jetën, ndërsa një është lënduar rëndë pas rrëzimit së një aeroplani privat në SHBA
- Shtatë persona humbën jetën, ndërsa një u lëndua rëndë dje kur një aeroplan privat u rrëzua gjatë ngritjes nga aeroporti Bangor në shtetin amerikan Mejn, njoftoi sot Administrata federale e aviacionit (FAA).
- Post By Besnik Shuki
- 18:57, 26 janar, 2026
Uashington, 26 janar 2026 (MIA) - Shtatë persona humbën jetën, ndërsa një u lëndua rëndë dje kur një aeroplan privat u rrëzua gjatë ngritjes nga aeroporti Bangor në shtetin amerikan Mejn, njoftoi sot Administrata federale e aviacionit (FAA).
Rrëzimi i aeroplanit në Aeroportin ndërkombëtar Bangor ndodhi dje rreth orës 19:45 sipas orës lokale, thuhet në kumtesë.
Fatkeqësia ndodhi gjatë një stuhie të fortë të borës, që po lëvizte nëpër verilindje të SHBA-së.
Temperaturat janë mjaftë nën zero në Mejn, ndërsa bora ka shkaktuar shikueshmëri shumë të ulët.
Disa minuta para rrëzimit, kontrollorët e trafikut ajror dhe pilotët në aeroportin Bangor mund të dëgjoheshin si diskutojnë për shikueshmëri të dobët, sipas një audio regjistrimi, të marrë nga portali LiveATC.net.
Kontrollori i fluturimeve i dha leje pilotit të fluturojë nga pista 33 në Bangor. Dy minuta më vonë, kontrollori njoftoi në radio se i gjithë trafiku në pistë është ndaluar. Disa çaste më vonë, një kontrollor tjetër u dëgjua duke thënë se aeroplani ishte përmbysur.
Aeroporti pastaj u mbyll, ndërsa automjeteve të emergjencës iu lejua të lëviznin nëpër aeroport.
Kontrollori më vonë deklaroi se në aeroplan ka pasur tre anëtarë të ekuipazhit dhe ndoshta pesë pasagjerë. bsh/
Foto: Arkiv