• e diel, 01 shkurt 2026

Shtëpia e Bardhë: Trampi nuk heq dorë nga procesi paqesor në Ukrainë

Shtëpia e Bardhë: Trampi nuk heq dorë nga procesi paqesor në Ukrainë

Uashington, 26 janar 2026 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp nuk heq dorë nga procesi paqesor në Ukrainë dhe mbetet thellë i kyçyr në të, deklaroi sot zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karolin Livit.

Ajo tha se Trampi në këtë moment nuk ka caktuar biseda me telefon me liderët e Ukrainës dhe Rusisë.

Bisedat tripalëshe mes SHBA-së Ukrainës dhe Rusisë do të vazhdojnë të dielën, 1 shkurt, në Ab Dabi, njoftoi Aksios, duke iu referuar deklaratës së një funksionari amerikan.

Ekipet negociatore, po ashtu, kanë mbajtur takim me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, sheikun Muhamed bon Zajed, i cili ka qenë nikoqir i bisedave.

Ministria e Punëve të Jashtme e EBA-së, kumtoi se bisedat janë përqëndruar në çështjet e pazgjidhura në planin paqesor të SHBA-së për përfundimin e luftës në Ukrainë. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR