• e diel, 01 shkurt 2026

Shtëpia e Bardhë dhe demokratët arritën marrëveshje për financim, është evituar bllokada e qeverisë

Shtëpia e Bardhë dhe demokratët arritën marrëveshje për financim, është evituar bllokada e qeverisë

Uashington, 30 janar 2026 (MIA) - Demokratët dhe republikanët në Senatin amerikan kanë arritur marrëveshje për financim të përkohshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme (DHS) me qëllim që të evitohet bllokada e re e punës së qeverisë.

Marrëveshjen e ka mbështetur presidenti amerikan Donald Tramp, njofton Euronjuz.

Dy palët u pajtuan që ta ndajnë financimin e sigurisë së brendshme nga ligji gjithpërfshirës për buxhet dhe të sigurojnë mjete për punën e ministrisë në dy javët e ardhshme. Në atë periudhë do të vazhdojnë bisedimet për kërkesat e demokratëve që të kufizohen autorizimet e Shërbimeve Emigruese dhe Doganore (ICE), e cila vepron në kuadër të DHS-së.

“Republikanët dhe Demokratët janë bashkuar për të siguruar fonde për shumicën dërrmuese të qeverisë deri në shtator”, shkroi Tramp në llogarinë e tij në rrjetet sociale, Truth Social. "Shpresoj që si Republikanët ashtu edhe Demokratët do të ofrojnë mbështetjen e shumëpritur dypartiake", shtoi ai.

Marrëveshja vjen pasi Demokratët e Senatit bllokuan dje projektligjin e financimit të DHS-së. Ata kishin kërkuar një zgjatje dyjavore dhe kishin kërcënuar të bllokonin të gjithë buxhetin nëse kërkesat e tyre nuk plotësoheshin, gjë që do të shkaktonte një mbyllje tjetër të qeverisë.

Lëvizja pasoi të shtënat vdekjeprurëse në Mineapolis, në të cilat agjentët federalë vranë dy qytetarë amerikanë 37-vjeçarë, Aleks Preti dhe Rene Gud. Vdekja e tyre shkaktoi protestë të fortë publike dhe i bashkoi demokratët në kërkesat e tyre. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR