Shqipëria hap rrugën për prodhimin e anijeve dhe dronëve luftarakë
- Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, njoftoi se qeveria shqiptare ka autorizuar kompaninë shtetërore të prodhimit dhe tregtimit të armëve "KAYO" për të negociuar dhe lidhur kontrata me dy kompani ndërkombëtare për prodhimin e anijeve dhe dronëve luftarakë në Shqipëri, raportoi Radio Televizioni Shqiptar.
- Post By Sara Ademi
- 14:20, 10 prill, 2026
Tiranë, 10 prill 2026 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, njoftoi se qeveria shqiptare ka autorizuar kompaninë shtetërore të prodhimit dhe tregtimit të armëve "KAYO" për të negociuar dhe lidhur kontrata me dy kompani ndërkombëtare për prodhimin e anijeve dhe dronëve luftarakë në Shqipëri, raportoi Radio Televizioni Shqiptar.
Nufi e deklaroi këtë pas seancës qeveritare, duke shtuar se dy kompanitë me të cilat do të negociojë "KAYO" janë italiane, duke vlerësuar se “ky hap do të jetë një nxitje për industrinë ushtarake të vendit, si dhe për krijimin e vendeve të reja të punës”.
"Ky është një hap historik, sepse për herë të parë në kaq shumë vite, vendi ka krijuar kushte për prodhimin e aseteve të tilla. Vendimi u diskutua edhe në takimin e përbashkët të qeverive shqiptare dhe italiane në nëntor 2025", tha Nufi.
Në prill të vitit 2025, "KAYO" dhe kompania italiane e ndërtimit të anijeve "Fincantieri" nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi, duke shënuar fillimin e aktiviteteve të përbashkëta në industrinë detare. Marrëveshja përfshin prodhimin e anijeve në Shqipëri për nevojat e Marinës Shqiptare, por në të ardhmen edhe për eksport.
Ministri i Mbrojtjes foli edhe për pjesëmarrjen e Forcave të armatosura shqiptare në misionet ndërkombëtare, duke e përcaktuar atë si dëshmi të trajnimit të personelit ushtarak shqiptar dhe rolit aktiv të Shqipërisë si pjesëmarrëse në ndërhyrjet e përbashkëta me partnerët. sa/
Foto: Skrinshot