• e diel, 01 shkurt 2026

Shoferët e kamionëve nga Serbia dhe BeH vazhdojnë me bllokada, të martën takim i ministrave nga Ballkani Perëndimor me KE-në

Shoferët e kamionëve nga Serbia dhe BeH vazhdojnë me bllokada, të martën takim i ministrave nga Ballkani Perëndimor me KE-në

Beograd, 30 janar 2026 (MIA) - Transportuesit nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina vgazhdojnë t'i bllokojnë terminalet ngarkuese në vendkalimet kufitare të pestën ditë me radhë, përderisa transportuesit në Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut i ndërprenë bllokadat pasi që KE-ja kumtoi strategji të re vizash që do ta zgjidhte problemin me kufizimet për qëndrim të shoferëve profesionistë në zonën e Shengenit.

Të martën, 3 shkurt, do të mbahet takim i ministrave nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor me përfaqësues të Komisionit evropian për problemin e transportuesve nga rajoni në zonën e Shengenit, për çka shefi i Delegacionit të BE-së në Bosnjë e Hercegovinë, Luixhi Soreka e informoi mbrëmë kryesuesen me Këshillin e ministrave të BeH-së, Borjana Krishto.

Ata biseduan në telefon për ndërprerjen e qarkullimit pa pengesa të mallrave dhe funksionimin e transportit ndërkombëtar, të shkaktuara nga bllokadat në terminalet ngarkuese kufitare drejt vendeve të BE-së.

Strategjia e re e vizave e BE-së që e prezantoi KE-ja, siç u paralajmërua, do t'i ndihmojë transportuesit nga Ballkani Perënidmor, sepse "BE-ja dëshiron të mundësojë rregulla më fleksibile për punonjësit tejkufitarë".

Shoferët e kamionëve nga Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina filluan t'i bllokojnë vendkalimet kufitare të hënën, më 26 janar, duke konsideruar se sistemi i ri për kontroll të hyrjes dhe daljes (EES) në zonën e Shengenit diskriminon transportues nga BE-ja. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR