• e mërkurë, 15 prill 2026

SHBA-ja njofton se dy persona kanë vdekur në sulmin ndaj një anijeje të dyshuar për drogë në Paqësor

SHBA-ja njofton se dy persona kanë vdekur në sulmin ndaj një anijeje të dyshuar për drogë në Paqësor

Uashington, 14 prill 2026 (MIA) - Në sulmet ajrore amerikane ndaj një anijeje që transportonte trafikantë të dyshuar për drogë në Paqësorin lindor humbën jetën dy persona, kumtoi dje ushtria amerikane. 

Komanda Jugore e SHBA-së kumtoi se "dy narko-terroristë meshkuj u vranë" në një "sulm kinetik vdekjeprurës" ndaj një anijeje që SHBA-ja pretendon se "po kalonte nëpër rrugë të njohura të trafikimit të drogës në Paqësorin Lindor dhe ishte e përfshirë në operacione të trafikimit të drogës". 

Në muajt e fundit, presidenti amerikan, Donald Tramp, vazhdimisht ka urdhëruar sulme ndaj anijeve në Karaibe dhe Paqësorin lindor, duke përmendur përpjekjet për të frenuar trafikun ndërkufitar të drogës. 

Kritikët thonë se sulmet vdekjeprurëse në ujërat ndërkombëtare shkelin ligjin ndërkombëtar. Sipas shifrave zyrtare, më shumë se 160 persona janë vrarë tashmë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR