Shërbimi diplomatik i BE-së paralajmëron: Bordi i paqes i Trampit koncentron tepër fuqi dhe i shkelë parimet e BE-së
- Shërbimi për punë të jashtme i Bashkimit Evropian i solli në pikëpyetje autoritzimet e gjera të presidentit amerikan, Donald Tramp ndaj Bordit të tij të ri për paqe, ceket në një dokument intern drejt të cilit pati qasje agjencia Rojters.
- Post By Arta Bunjaku
- 16:54, 24 janar, 2026
Bruksel, 24 janae 2026 (MIA) - Shërbimi për punë të jashtme i Bashkimit Evropian i solli në pikëpyetje autoritzimet e gjera të presidentit amerikan, Donald Tramp ndaj Bordit të tij të ri për paqe, ceket në një dokument intern drejt të cilit pati qasje agjencia Rojters.
Tramp u bëri thirrje liderëve botërorë t'i bashkohen nismës së tij të Bordit për paqe, kahëzuar drejt zgjidhjes së konflikteve në nivel global, por shumë liderë perëndimorë janë të përmbajtur në pjesëmarrje.
Në analizën e besueshme të 19 janarit të ndarë me vendet-anëtare të BE-së, Shërbimi evropian për aktivitete të jashtme shprehi shqetësim për koncentrimin e fuqisë në duart e Trampit në atë trup.
Karta e Bordit për paqe "shkakton shqetësim lidhur me parimet kushtetuese të BE-së", ndërsa "autonomia e rendit juridik të BE-së, gjithashtu, e kundërshton koncentrimin e autorizimeve në duart e presidentit", shkruan diplomatët e Unionit.
Në dokument. gjithashtu, ceket se Bordi i ri për paqe "dukshëm largohet" nga mandati i miratuar nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në nëntor, që ishte i fokusuar vetëm në konfliktin në Rripin e Gazës.
Bordi i ri, që para dy ditësh në Davos e promovoi presidenti amerikan, do të kryesohet nga Trampi përjetësisht. ndërkaq është planifikuar të fillojë me zgjidhjen e konfliktit në Rripin e Gazës, e më pas të zgjerohet edhe në konflikte të tjera.
Vendet-anptare të Bordit për paqe kanë mandate të kufizuara, trevjeçare, përveç nëse nuk paguajnë nga një miliardë dollarë për financim të aktiviteteve të tij dhe me atë nuk marrin anëtarësim të përhershëm.
"Pasi që ky këshill plotësisht të formohet, do të mund të bëjmë çfarë të duam. Dhe do ta bëjmëa të në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara", tha Tramp, duke shtuar se KB-ja ka potencial shumë të madh i cili nuk është shfrytëzuar plotësisht.
Pasi që liderët evropianë u takuan të enjten në mbrëmje për të biseduar për marrëdhëniet transatlantike, kreu i Këshillit të Evropës, Antonio Koshta, u tha gazetarëve: "Kemi dyshime serioze për një numër të madh elementesh nga karta e Bordit për paqe, që kanë të bëjnë me shtrirjen e tij, menaxhimin dhe harmonizimin me Kartën e Kombeve të Bashkuara".
Koshta shtoi se BE-ja "është e gatshme të bashkëpunojë me SHBA-në në zbatimin e planit gjithpërfshirës paqësor për Gazën, me Bordin për paqe që do ta kryente misionin e vet si administratë kalimtare, në pajtim me Rezolutën 2803 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Disa vende të BE-së, prëfshirë Francën, Gjermaninë dhe Spanjën, tashmë deklaruan se nuk do t'i bashkohen Bordit.
Në analizën e vet, shërbimi diplomatik i BE-së deklaroi se "dispozita sipas të cilës vendimi i një vendi-anëtar për nivelin e pjesëmarrjes së tij kërkon leje nga presidenti, paraqet përzierje të palejueshme në autonominë organizative të secilës anëtare". ab/
Foto: МIА arkivi