Shërbimet e inteligjencës së SHBA: Irani ende zotëron një arsenal të konsiderueshëm raketash dhe dronësh
- Shërbimet e intelegjencës së SHBA-së vlerësojnë se Irani edhe pavarësisht sulmeve intenzive amerikano-izraelite, ende posedon kapacitet domethënës për lëshimin e raketave dhe dronëve.
- Post By Qefsere Abduli
- 11:13, 3 prill, 2026
Uashington, 3 prill 2026 (MIA) - Shërbimet e intelegjencës së SHBA-së vlerësojnë se Irani edhe pavarësisht sulmeve intenzive amerikano-izraelite, ende posedon kapacitet domethënës për lëshimin e raketave dhe dronëve.
Burime të njohura me raportet e intelegjencës për "Si-En-En" theksuan se rreth gjysma e sistemeve raketore iraniane janë ende të paprekura, ndërsa arsenali i Teheranit disponon edhe me mijëra dronë për sulme njëkahëshe. Pothuajse plotësisht operative janë edhe sistemet iraniane me raketa lundruese të mbrojtjes bregdetare, pasi ato nuk janë përfshirë fare në fushat e deritanishme ushtarake amerikane.
Edhe pse SHBA-ja kanë goditur më shumë se 12.300 objektiva në Iran dhe kanë eleminuar zyrtarë të lartë kyç, përfshirë udhëheqësin suprem Ali Hamnei, kapaciteti iranian për raketa dhe sulme me dronë ende ekziston, thonë burimet e njohura për "Si-En-En".
Përfaqësuesit zyrtarë të Pentagonit dhe të Shtëpisë së Bardhë kundërshtojnë këto vlerësime, duke pretenduar se fuqia ushtarake e Iranit "është dobësuar ndjeshëm" dhe se SHBA-ja dhe Izraeli kontrollojnë hapësirën ajrore mbi Iranin. Vlerësimet izraelite janë se ende operojnë rreth 20 deri 25 për qind e kapaciteteve raketore të lëshimit, por ende ka sisteme raketore operative të fshehura në tunele dhe shpella.
Të dhënat e intelegjencës gjithashtu tregojnë për sfida në shkatërrimin e platformës nën-tokësore të lëshimit në Iran, si dhe se Garda Revolucionare të Iranit ende zotëron qindra anije të vogla dhe sisteme dronësh me potencial për të kërcënuar anijet në Ngushticën e Hormuzit. qa
Foto: Arkivi i MIA-s