Selami: Prioritete janë kthimi i besimit në institucionin avokati i popullit, bashkëpunimi dhe ekipimi kadrovik
- Kthimi i besimit në institucionin Avokati i popullit, bashkëpunimi dhe ekipimi kadvovik do të jenë në fokusin e avokatit të sapozgjedhur të popullit Faton Selami, i cili sot dha deklaratë solemne para kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi me rastin e marrjes së detyrës.
- Post By Sara Ademi
- 11:31, 26 janar, 2026
Shkup, 26 janar 2026 (MIA) - Kthimi i besimit në institucionin Avokati i popullit, bashkëpunimi dhe ekipimi kadvovik do të jenë në fokusin e avokatit të sapozgjedhur të popullit Faton Selami, i cili sot dha deklaratë solemne para kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi me rastin e marrjes së detyrës.
Kryetari i Kuvendit, Gashi ia uroi detyrën Selamit, duke i dëshiruar sukses dhe i porositi të jetë në shërbim të popullit, t'i mbrojë të drejtat e të gjithë qytetarëve, pa dallim të përkatësisë etnike, religjioze dhe partiake.

"Më lejoni të falënderoj të gjithë deputetët, përfshirë edhe ata nga komunitetet jo shumicë, të cilët të gjithë qëndruan së bashku të premten, para se gjithash, në zhbllokimin e një funksioni shumë të rëndësishëm siç është avokati i popullit. Mendoj se kjo është mënyra e vetme se si duhet të punojmë në Kuvend, të hapur, përmes dialogut, duke gjetur zgjidhje që janë në interes të të gjithë qytetarëve", deklaroi Gashi.

Selami tha se e pranon detyrën, u falënderua për besimin e dhënë dhe tha se do të punojë në mënyrë profesionale, të paanshme, me përkushtimin më të madh ndaj qytetarëve, me respektimin e Kushtetutës dhe të ligjeve.
Ai informon se prioriteti i tij është të kthehet besimi në institucionin Avokati i popullit.
"Në atë drejtim do të punojmë me të gjithë faktorët relevant, me Kuvendin dhe me Qeverinë që fillimisht të bëhet ekipimi kadrovik i institucionit Avokati i popullit. Ai institucion është përgjysmuar, ndërsa nuk pret zgjedhjen e tetë zëvendësve të avokatit të popullit. Kam informacion se ekzistojn një Propozim-ligj për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Avokatin e popullit, të cilin duhet ta shohim edhe njëherë me shërbimet profesionale dhe në bashkëpunim me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në afatin e mundshëm më të shpejtë për t'i tejkaluar ato ndryshime ligjore. Këto janë prioritetet", theksoi Selami.

Në pyetjen e gazetarëve se institucioni Avokati i popullit më së shpeshti është përballur me mosdëgjim tek institucionet tjera dhe si do të ballafaqohen me atë, Selami thotë se kjo është parashikuar në ndryshimet e Ligjit për avokatin e popullit, përkatësisht, siç tha, të ketë mundësi të shqiptojë edhe shkelje.
"Tani, mjet të vetëm i kemi mediat. Me rekomandime, me qortim publik dhe në bashkëpunim me mediat. Mendoj se do të duhet në ndryshimet ligjore të ketë edhe dispozita kundërvajtëse nëse me mënyrë tjetër nuk mund të respektohen rekomandimet e avokatit të popullit", sqaroi Selami.
Faton Selami vjen në vendin e ish avokatit të popullit Naser Ziberi, i cili më 12 korrik 2025 e përfundoi mandatin për shkak të plotësimit të kushteve për pension.
Avokati i ri i popullit është jurist i diplomuar dhe magjistër i shkencave juridike, me provimet e dhëna të jurisprudencës dhe noterit.
Mandati i Avokatit të popullit zgjat tetë vjet, me mundësi për rizgjedhje në pajtim me Ligjin dhe procedurat e Kuvendit. sa/
Foto: MIA