• e diel, 01 shkurt 2026

Sela ngriti nismë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ndryshimeve të Ligjit për kundërvajtjet të lidhura me "Qytetin e sigurt"

Sela ngriti nismë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ndryshimeve të Ligjit për kundërvajtjet të lidhura me

Shkup, 26 janar 2026 (MIA) - Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, sot ngriti nismë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ndryshimeve në Ligjin për kundërvajtje, të cilat janë miratuar me qëllim të zbatimit të projektit "Qyteti i Sigurt". Sipas Selës, zgjidhja ligjore është kontestuese nga disa aspekte - nga procedura e miratimit përmes shkeljes të të drejtave të njeriut dhe mosrespektimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, deri te mospërgatitja infrastrukturore e komunave.

Pas dorëzimit të nismës, Sela para gazetarëve tha se një ligj i tillë, i cili drejtpërdrejtë ndikon mbi të gjithë qytetarët, nuk duhej të ishte miratuar përmes një procedure të nxituar dhe i propozuar përmes deputetëve, në vend se të ishte një propozim qeveritar që do t'i nënshtrohej debatit të gjetë publik.

"Së pari, ky ligj prek të gjithë popullsinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të gjithë qytetarët dhe në asnjë mënyrë nuk lejohet të kalojë me procedura të shpejtë. Pyetja që mund të parashtrohet është pse për projektin i cili tashmë me muaj promovohet nga ana e Qeverisë, nismën po e bëjnë deputetët në Kuvend, Ja një pyetje publike: - Ç'farë dëshiron të fsheh Qeveria? Pse vetë nuk dolën me këtë nismë", tha Sela.

Ai theksoi se në vetë ligjin ka shumë pyetje që prekin drejtpërdrejtë mbi barazinë e qytetarëve.

"Kryeministri, gjithashtu edhe kryetari dhe të gjithë zyrtarët që janë zgjedhur, duhet t'i respektojnë ligjet. Prandaj japin betimin, se do t'i respektojnë Kushtetutën dhe ligjet e këtij vendi. Ndërsa një nga ligjet që ata duhet ta respektojnë është edhe Ligji për përdorimin e gjuhëve. Dhe duhet ta respektojnë sepse duke filluar nga kryeministri, pa dallim se kush është dhe ç'farë qëndrimi politik, duhet ta respektojë edhe Ligjin për gjuhët, Edhe në ligj duhet të qëndrojë se mesazhet duhet të mbërrojnë në dygjuhësi", deklaroi Sela.

 Ai vërejti edhe se është joseriozepër një shtet që dënime dhe vendime gjyqësore të arrijnë përmes porosisë sepse nuk ekziston obligim ligjor që një qytetar të ketë telefon celular apo postë elektronike.

"Ne ligjërisht nuk jmei të obliguar për atë. Ja, unë kam të drejtë të mos mbaj telefon me veti, kam të drejtë të mos kem e-mail adresë. Ndërsa obligim ligjor është të kemi adresë banimi. Nëse tashmë mundtë parashihet një zgjidhje e tillë ligjore, në atë rast ne duhet të paraqitemi nëpolici çdoherë kur e ndryshojmë numrin, çdoherë kur ndryshojmë e-mail adresë. Do të thotë, hapen shumë çështje, të cilat normalisht se duhej të ishin lëndë e debatit publik para se të miratohej ligji. Të përballur me një situatë të tillë, jemi tëd etyruar të parashtrojmë nismë në Gjykatën kushtetuese", tha Sela.

Vërejti edhe se në kontekst të barazisë së qytetarëve projekti nuk mund të implementohet vetëm në tre qytete, ndërsa pjesa tjetër e territorit të shtetit të mos mbulohet. Konsideron se para se të implementohet, është dashur të merren parasysh edhe shembujt në shtete të tjera. Si shembull e theksoi Zvicrën, ku dënimet nuk merren me porosi, por në adresë të shtëpisë.

Në pyetjen përse nuk kanë reaguar me amandamente para votimit në parlament, ai tha se një ligj i këtillë nukështë dashur të sillet në procedurë të shpejtë sepse kjo pamundëson shqyrtim të hollësishëm të ligjit jo vetëm juridikisht, por edhe në mënyrë përmbajtësore.

Sela kritikoi edhe funksionimin e Kuvendit duke cekur se shteti është vetëm kopje e demorkacisë parlamentare. sa/ab/

Fotо: МIА 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR