Saveski priti ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë
- Planet dhe projektet për fillimin e mandatit të tij ishin në fokus të takimit të prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Nenad Saveski, me ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë në vendin tonë, Kristof Le Rigolaer dhe Petra Dreksler, njoftoi PPRMV-së.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:07, 3 prill, 2026
Shkup, 3 prill 2026 (MIA) - Planet dhe projektet për fillimin e mandatit të tij ishin në fokus të takimit të prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Nenad Saveski, me ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë në vendin tonë, Kristof Le Rigolaer dhe Petra Dreksler, njoftoi PPRMV-së.
"Dy përfaqësuesit e lartë diplomatikë e uruan Saveskin për zgjedhjen e tij në pozicionin e lartë dhe premtuan mbështetje të vazhdueshme për forcimin e kapaciteteve të prokurorisë, duke theksuar veçanërisht faktin se gjyqësori është një themel qendror për anëtarësimin e shtetit në Bashkimin Evropian", theksohet në komunikatën e PPRMV-së.
Shtojnë se ndër prioritetet e mandatit të tij, Saveski i nënvizoi transparencën dhe digjitalizimin në prokurorinë publike me plane specifike se si do të zbatohen këto aktivitete në periudhën e ardhshme.
"Gjithashtu, në takim u diskutua edhe për sfidat në aspektin e veprimit dhe vendimmarrjes së pavarur nga prokurorët publikë dhe forcimin e kapaciteteve financiare të prokurorisë publike", shtojnë nga PPRMV-së.
Foto: PPRMV