Sali-Presker: Sllovenia vazhdon me përkrahje të fuqishme për eurointegrimin e Maqedonisë së Veriut
- Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, sot realizoi takim me ambasadorin slloven në vend, Gregor Presker, ku u riafiurmua përkrahja e vazhdueshme nga Republika e Sllovenisë për Republikën e Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimeve evropiane.
- Post By Besnik Shuki
- 15:00, 30 janar, 2026
Shkup, 30 janar 2026 (MIA) - Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, sot realizoi takim me ambasadorin slloven në vend, Gregor Presker, ku u riafiurmua përkrahja e vazhdueshme nga Republika e Sllovenisë për Republikën e Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimeve evropiane.

Siç kumtoi Ministria për Çështje Evropiane, ambasadori Presker shprehu gatishmërinë e plotë të Ambasadës dhe të shtetit slloven për vazhdimin e bashkëpunimit dhe përkrahjes përmes projekteve konkrete.
Ministri Sali informoi për dinamikën e reformave dhe theksoi vendosmërinë e Qeverisë për avancimin e agjendës eurointegruese, duke falënderuar Republikën e Sllovenisë për ndihmën e deritanishme. bsh/
Foto: Ministria për Çështje Evropiane