Sali - Qehaja: Thellim i bashkëpunimit rajonal dhe shkëmbim i përvojave në funksion të stabilitetit, zhvillimit dhe integrimit evropian
- Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali sot në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, priti në takim ambasadorin e Republikës së Kosovës, Florian Qehaja.
- Post By Melahat Baftija
- 12:46, 13 janar, 2026
Shkiup, 13 janar 2026 (MIA) - Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali sot në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, priti në takim ambasadorin e Republikës së Kosovës, Florian Qehaja.
Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin dypalësh ndërmjet dy vendeve, projektet e përbashkëta që i lidhin institucionet tona, si dhe për proceset e integrimit evropian dhe avancimin e agjendës evropiane në rajon.

Të dyja palët theksuan rëndësinë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit rajonal dhe shkëmbimit të përvojave në funksion të stabilitetit, zhvillimit dhe integrimit evropian. mb/
Fotoi: MÇE