• e diel, 01 shkurt 2026

Sali - Klajn: Është konfirmuar mbështetja hungareze për eurointegrime

Sali - Klajn: Është konfirmuar mbështetja hungareze për eurointegrime

Shkup, 30 janar 2026 (MIA) - Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, zhvilloi takim me ambasadorin e Republikës së Hungarisë, Andrash Klajn, fokus i të cilit ishte procesi i eurointegrimeve.

Ministri Sali u fokusua në procesin e eurointegrimeve, duke vënë theks të veçantë në dinamikën e përshpejtuar të reformave dhe vendosmërinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian. Ai theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme nga vendet anëtare të BE-së, veçanërisht nga Hungaria, si një partner i rëndësishëm në këtë proces", qëndron në kumtesë e Ministrisë për Çështje Evropiane.

Nga ana e tij, ambasadori Klajn rikonfirmoi mbështetjen e Hungarisë për aspiratat evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha me interes të përbashkët. mb/

Foto: MÇE

 

QËNDRONI TË LIDHUR