Sërish rritet çmimi i naftës
- Çmimet e naftës në bursat ndërkombëtare sot sërish u rritën, para se gjithash për shkak të frikës nga bllokada afatgjate e Ngushticës së Hormuzit.
- Post By Sara Ademi
- 21:23, 2 prill, 2026
Londër, 2 prill 2026 (MIA) - Çmimet e naftës në bursat ndërkombëtare sot sërish u rritën, para se gjithash për shkak të frikës nga bllokada afatgjate e Ngushticës së Hormuzit.
Në bursën në Londër, çmimi për një fuçi naftë nga dje është rritur për 6,45 dollarë dhe tregtohej për 107,61 dollarë.
Në bursat amerikane rritja ishte për 10,80 dollarë dhe një barel tregtohej për 110,92 dollarë. sa/
foto: MIA arkivi