• e shtunë, 31 janar 2026

Së paku dhjetë persona e humbën jetën në rrëshqitjet e dheut në Indonezi, 89 konsiderohen të zhdukur

Së paku dhjetë persona e humbën jetën në rrëshqitjet e dheut në Indonezi, 89 konsiderohen të zhdukur

Xhakartë, 24 janar 2026 (MIA) - Së paku dhjetë persona e humbën jetën, ndërsa 89 konsiderohen të zhdukur në rrëshqitjet e dheut në krahinën Java perëndimore në Indonezi, kumtoi sot Agjencia indoneziane për zbutje të katastrofave.

Zëdhënësi i agjencisë, Abdul Muhari deklaroi se rrëshqitjet janë shkaktuar në rajonin Bandungu perëndimor në krahinën Java perëndimroe në Indonezi pas reshjeve të rrëmbyeshme të shiut.

Muhari paralajmëroi se sot do të intensifikohet operacioni për kërkim dhe shpëtim. ab/

Foto: МIА архива

QËNDRONI TË LIDHUR