Së paku 64 persona, përfshirë fëmijë, e humbën jetën në sulmit ndaj një spitali në Sudan, kumtoi OBSH
- Në sulmin ndaj një spitali në Sudan jetën e humbën së paku 64 persona, përfshirë fëmijë, personel mjekësor dhe pacientë, kumtoi mbrëmë drejtori i përgjithshëm i Organizatës botërore të shëndetësisë (OBSH), Tedros Adanom Gebrejesus.
- Post By Arta Bunjaku
- 13:07, 22 mars, 2026
Kartum, 22 mars 2026 (MIA) - Në sulmin ndaj një spitali në Sudan jetën e humbën së paku 64 persona, përfshirë fëmijë, personel mjekësor dhe pacientë, kumtoi mbrëmë drejtori i përgjithshëm i Organizatës botërore të shëndetësisë (OBSH), Tedros Adanom Gebrejesus.
Sulmi ndaj Spitalit universitar "Al Dejn" në Darfurin Lindor, u krye pardje. Spitali ndaloi punën, pasi që është ndërprerë qasja drejt shërbimeve themelore mjekësore në qytet, tha Gebrejesus në kumtimin në rrjetin X.
Sudani mbetet i ndarë në dy pjesë pothuajse tre vite pas fillimit të konfliktit mes armatës së rregullt dhe Forcave paramilitare për mbështetje të shpejtë (SBP).
Krahas asaj që armata e rregullt, e cila lufton kundër SBP-së, kumtoi në mars të vitit të kaluar se ka vendosur kontroll të plotë ndaj kryeqytetit Kartum, organizatë paraushtarake, së bashku me aleatët e vet vazhdon të kontrollojë pjesë të Sudanit. ab/
Foto: ЕPА