• e martë, 16 dhjetor 2025

Rute paralajmëron aleatët se ata mund të jenë objektivi i radhës i Rusisë

Rute paralajmëron aleatët se ata mund të jenë objektivi i radhës i Rusisë

Berlin, 11 dhjetor 2025 (MIA) - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute sot u bëri thirrje aleatëve t'i shtojnë përpjekjet mbrojtëse për të parandaluar luftën që e zhvillon Rusia, e cila mund të jetë "me përmasa  të luftërave nga gjeneratat e kaluara". 

 Siç raportoi Beta, duke cituar Rojtersin, Rute në një fjalim në Berlin tha se shumë aleatë të aleancës ushtarake nuk e ndiejnë urgjencën e kërcënimit rus në Evropë dhe se shpenzimet dhe prodhimi i mbrojtjes duhet të rriten shpejt për të parandaluar një luftë në përmasa që i kanë para gjeneratat e kaluara.

 "Ne jemi objektivi i radhës i Rusisë. Kam frikë se shumë prej tyre janë të vetëkënaqur në heshtje. Shumë prej tyre nuk e ndiejnë urgjencën. Dhe shumë prej tyre besojnë se koha është në anën tonë. Nuk është. Është koha për aksion, dhe tani është", tha Rute.

 Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s thotë se konflikti është në pragun e Evropës.

 "Rusia e ka sjellë luftën përsëri në Evropë. Dhe ne duhet të jemi të përgatitur", shtoi ai.

 Rute tha se Rusia mund të jetë gati të përdorë forcën ushtarake kundër NATO-s brenda pesë vjetësh.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR