Rute: NATO po bashkëpunon me Danimarkën për të forcuar sigurinë në Arktik
- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute sot në X publikoi se po bashkëpunon me kryeministren daneze Mete Frederiksen për të forcuar parandalimin dhe mbrojtjen e Arktikut.
- Post By Fami Bajrami
- 11:03, 23 janar, 2026
Bruksel, 23 janar 2026 (MIA) – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute sot në X publikoi se po bashkëpunon me kryeministren daneze Mete Frederiksen për të forcuar parandalimin dhe mbrojtjen e Arktikut.
“Punojmë së bashku për të siguruar se e gjithë NATO është e sigurt dhe do të ndërtojmë bashkëpunimin tonë për të përmirësuar parandalimin dhe mbrojtjen e Arktikut. Danimarka vazhdon të japë një kontribut të fortë në sigurinë tonë të përbashkët dhe po rrit investimet për të bërë edhe më shumë”, shkroi Rute.
Siç u theksua më parë, Rute dhe Frederiksen do të takohen sot në kontekst të planeve të presidentit të SHBA-së, Donald Tramp për të blerë ishullin e cila shkaktoi vëmendje diplomatike dhe tensione të mundshme midis aleatëve, transmeton portali danez DR.dk.
Në rend dite të takimit është definimi i kufijve të angazhimit të pranueshëm për Danimarkën dhe Grenlandën. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s u takua me Trampin të mërkurën për të diskutuar draftet e një marrëveshje të ardhshme mbi Grenlandën dhe aspektet e sigurisë së Arktikut.
Frederiksen e cila arriti në samitin e Bashkimit Evropian në Bruksel të mërkurën, tha se sovraniteti i vendit është një "vijë e kuqe" e paprekshme, por se Danimarka është e hapur për forcimin e bashkëpunimit të sigurisë në rajonin e Arktikut. Kryeministrja daneze tha se do të udhëtonte gjithashtu për në Nuk që të takohet me kryeministrin e Groenlandës, Jens-Frederik Nilsen.