• e mërkurë, 17 dhjetor 2025

Rusia do t'i konsiderojë si objektiva legjitime të gjitha kontingjentet ushtarake të huaja në Ukrainë

Rusia do t'i konsiderojë si objektiva legjitime të gjitha kontingjentet ushtarake të huaja në Ukrainë

Moskë, 11 dhjetor 2025 (MIA) - Rusia do t'i konsiderojë të gjitha kontingjentet e huaja në Ukrainë si objektiva legjitime, publikoi sot Ministria ruse e Punëve të Jashtme në lidhje me vdekjen e ushtarit britanik në Ukrainë.

"Rreth qindra ushtarë britanik marrin pjesë në operacionet luftarake kundër Rusisë në zonën e operacioneve ushtarake speciale. Pas vdekjes së njërit prej tyre, Qeveria britanike më nuk mund "ta fsheh", deklaroi shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, transmetuar nga mediat ruse.

Diplomati i parë rus deklaroi se Moska do t'i tërheqë të gjitha konkluzionet e nevojshme, nga siç thotë, "ky manifestim më i ri i natyrës së vërtetë të regjimit britanik".

"Tani jemi të detyruar ta njohim pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të personelit ushtarak britanik dhe forcave speciale në luftën ndaj Rusisë. Pasi njëri prej tyre u vra, Qeveria britanike nuk mundi t'i fshihte më këto rrethana. Ishte theksuar se mes atyre që luftojnë kundër Federatës Ruse ka të paktën 100 shtetas britanik", tha Lavrov gjatë tryezës së rrumbullakët për zgjidhjen ukrainase.

 Ministria Britanike e mbrojtjes para dy ditësh kumtoi edhe për vdekjen e ushtarit britanik në Ukrainë ndërsa vëzhgonte testimin e armëve nga ana e forcave të armatosura ukrainase.

Gazeta "San", duke i'u referuar burimeve, publikoi se në aksidentin me mbrojtjen ajrore të Ukrainës, përveç ushtarit britanik, humbën jetën edhe të paktën katër ushtarë ukrainas.

Sipas gazetës, ushtari britanik i vdekur, ka shërbyer në grupin për mbështetje të forcave speciale britanike dhe e ka testuar sistemin për mbrojtje ajrore në Ukrainë. sa/

foto: MIA arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR