• e diel, 01 shkurt 2026

Rusia dhe Ukraina kanë këmbyer trupa të ushtarëve të vrarë

Rusia dhe Ukraina kanë këmbyer trupa të ushtarëve të vrarë

Moskë, 29 janar 2026 (MIA) - Rusia i dorëzoi Ukrainës më shumë se një mijë trupa të ushtarëve të vrarë ukrainas në këmbim për 38 trupa të ushtarëve të vrarë rusë, njoftuan mediumet ruse.

Ukraina sot konfirmoi se nga Rusia i ka marrë trupat e rreth një mijë personave, të paraqitur si trupa të ushtarëve të vrarë ukrainas në luftime.

"Ukrainës i janë kthyer rreth një mijë trupa, të cilat sipas palës ruse, janë të ushtarëve ukrainas", njoftoi në "Telegram" Qendra ukrainase, përgjegjëse për të burgosur ushtarakë. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR