Rubio: Nuk ka nevojë për veprime të mëtutjeshme ushtarake të SHBA-së në Venezuelë
- – Sekretari shtetëror amerikan, Marko Rubio deklaroi sot se liderët e rinj të Venezuelës lëvizin drejt lidhjeve më të afërta me Uashingtonin dhe se nuk ka nevojë të menjëhershme për veprime të mëtutjeshme ushtarake.
- Post By Fitore Curri
- 21:51, 28 janar, 2026
Uashington, 28 janar 2026 (MIA) – Sekretari shtetëror amerikan, Marko Rubio deklaroi sot se liderët e rinj të Venezuelës lëvizin drejt lidhjeve më të afërta me Uashingtonin dhe se nuk ka nevojë të menjëhershme për veprime të mëtutjeshme ushtarake.
Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, e ka urdhëruar administratën e tij të bashkëpunojë me Delsi Rodrigez, aleate e presidentit të arrestuar nga SHBA-ja, Nikollas Maduro, e cila po vepron si presidente e Venezuelës në vend të tij dhe që më parë ka paralajmëruar për veprime të mëtejshme ushtarake nëse qeveria e saj nuk përmbush kërkesat e SHBA-së.
Rubio tha gjatë dëshmisë së tij në Senat se edhe pse Trampi nuk do të përjashtonte asnjë mundësi, “ne nuk jemi të përgatitur të ndërmarrim, as nuk kemi ndërmend ose nuk presim të ndërmarrim, ndonjë veprim ushtarak në Venezuelë”, duke sinjalizuar kënaqësi me administratën Rodrigez.
"E vetmja prani ushtarake që do të shihni në Venezuelë janë marinsat tanë në ambasadë. Ky është qëllimi ynë. Kjo është pritja jonë", tha Rubio.
Ai shtoi se komunikimi me liderët e Venezuelës ishte "shumë produktiv" dhe se priste që SHBA-ja të jenë së shpejti në gjendje të rihapin misionet diplomatike në vend, duke pasur parasysh se ambasada amerikane në Karakas u mbyll në vitin 2019.
Disa anëtarë të Kongresit kanë shprehur zhgënjim me atë që e quajnë mungesë komunikimi nga ana e përfaqësuesve të Trampit në lidhje me operacionet e mëdha, përfshirë arrestimin e Maduros dhe pezullimin e shumë programeve të ndihmës së huaj të mbështetura nga Kongresi. fc/
Foto: Arkivi