Rubio: Bisedimet e SHBA-së me Danimarkën dhe Grenlandën fillojnë sot
- – Sekretari shtetëror amerikan, Marko Rubio deklaroi se bisedimet teknike ndërmjet SHBA-së dhe Danimarkës dhe Grenlandës në lidhje me interesimin e presidentit amerikan Donald Tramp për territorin danez fillojnë sot, duke theksuar se është vendosur “proces profesional” i cili duhet të sjellë “rezultat të mirë për të gjithë”.
- Post By Fitore Curri
- 19:54, 28 janar, 2026
Uashington, 28 janar 2026 (MIA) – Sekretari shtetëror amerikan, Marko Rubio deklaroi se bisedimet teknike ndërmjet SHBA-së dhe Danimarkës dhe Grenlandës në lidhje me interesimin e presidentit amerikan Donald Tramp për territorin danez fillojnë sot, duke theksuar se është vendosur “proces profesional” i cili duhet të sjellë “rezultat të mirë për të gjithë”.
Ai deklaroi para Komitetit për Marrëdhënie të Jashtme të Senatit amerikan se, duke folur para senatorëve, takimet në nivel teknik me partnerët nga Grenlanda dhe Danimarka janë në vijim ose në përgatitje, duke vlerësuar se procesi do të jetë i rregullt, profesional dhe do të zbatohet pa vëmendje të tepërt mediatike.
“Duam ta bëjmë këtë pa e shndërruar çdo bisedë në spektakël mediatik, sepse kjo lë hapësirë më të madhe për fleksibilitet dhe rezultat pozitiv nga të dyja palët”, tha Rubio, transmeton Si-Bi-Es Njuz.
Rubio e përsëriti bindjen e tij se bisedimet do të rezultojnë me zgjidhje pozitive dhe shtoi se pret porosi të ngjashme nga partnerët evropianë në të ardhmen e afërt.
Rubio tha se interesimi i presidentit amerikan për Grenlandën është “i qartë” dhe se kjo është çështje e sigurisë kombëtare, sipas Si-Bi-Es Njuz.
Deputetët nga dy partitë politike shprehën shqetësim për atë që e quajtën retorikë të rritur të presidentit Tramp për marrjen e Grenlandës, përfshirë edhe përmendjen e forcës ushtarake.
Megjithatë, Rubio theksoi se Trampi "e ka bërë të qartë se SHBA-ja nuk do të përdorë forcë ose forcë ushtarake në Grenlandë".
“Për momentin jemi në pozitë të mirë”, tha Rubio, duke shtuar se bisedimet e mëtutjeshme do të fillojnë sot.
Gjatë seancës dëgjimore, Rubio e pranoi se Trampi gabimisht e ka përmendur Islandën në vend të Grenlandës disa herë gjatë fjalimit në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, duke theksuar se ai ishte lapsus.
“Mendonte për Grenlandën. Të gjithë e dimë se presidentët ndonjëherë bëjnë gabime verbale”, tha Rubio. fc/
Foto: Arkivi