• e enjte, 16 prill 2026

Rrëqebulli i Ballkanit përsëri fotografohet në Parkun Kombëtar "Shebenik" 

Rrëqebulli i Ballkanit përsëri fotografohet në Parkun Kombëtar

Tiranë, 10 prill 2026 (MIA) -  Rrëqebulli i Ballkanit (Lynx lynx balcanicus) është fotografuar sërish në Parkun Kombëtar "Shebenik" nga stafi i Administratës së Zonave të Mbrojtura në Elbasan.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura njofton se përmes kamerave të vendosura, identifikimit të gjurmëve në terren dhe vëzhgimeve të vazhdueshme të specialistëve, u bë i mundur fotografimi dhe dokumentimi i tij duke konfirmuar praninë e tij në habitatet natyrore të parkut.

"Prania e rrëqebullit të Ballkanit edhe në këtë Park dëshmon se ky lloj po vazhdon shtrirjen e habitateve të tij në territorin e vendit, falë metodave të ruajtjes dhe konservimit", thonë nga agjencia. 

Parku Kombëtar "Shebenik", i cili kufizohet me malin Jabllanicë, në Strugë, është shpallur park kombëtar në vitin 2008 dhe bën pjesë në zonën e Gollobërdës, njësia administrative Steblevë. qa/

Foto:  Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR