Rasti me gjyqtarin e apelit nuk është vetëm skandal, por simbol i kulturës së mosndëshkimit, heshtjes dhe mbrojtjes së ndërsjellë, thotë Filkov
- Ministri i Drejtësisë Igor Filkov sot njoftoi një sërë masash urgjente dhe afatgjate për stabilizimin e sistemin gjyqësor, duke treguar se gjendja me integritetin, përgjegjësinë dhe efikasitetin e institucioneve është "një pikë krizë reale dhe e thellë", që nuk mund të injorohet më. Në fjalim ai paralajmëroi se ngecjet shumëvjeçare në rastet për korrupsion të lartë dhe mungesa e reagimeve institucionale seriozisht e dëmtojnë besimin e qytetarëve në sundimin e ligjit. Si pjesë të masave urgjente, Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar kërkesë zyrtare te Ministria e Financave për punësimin e kuadrit të ri në shërbimin gjyqësor dhe të prokurorive publike.
- Post By Sara Ademi
- 15:45, 23 janar, 2026
Shkup, 23 janar 2026 (MIA) - Ministri i Drejtësisë Igor Filkov sot njoftoi një sërë masash urgjente dhe afatgjate për stabilizimin e sistemin gjyqësor, duke treguar se gjendja me integritetin, përgjegjësinë dhe efikasitetin e institucioneve është "një pikë krizë reale dhe e thellë", që nuk mund të injorohet më. Në fjalim ai paralajmëroi se ngecjet shumëvjeçare në rastet për korrupsion të lartë dhe mungesa e reagimeve institucionale seriozisht e dëmtojnë besimin e qytetarëve në sundimin e ligjit. Si pjesë të masave urgjente, Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar kërkesë zyrtare te Ministria e Financave për punësimin e kuadrit të ri në shërbimin gjyqësor dhe të prokurorive publike.
"Dukuritë e tilla nuk duhet të relativizohen, as të injorohen. Kur rastet me korrupsionin e lartë qëndrojnë me vite pa zgjidhje dhe kur dyshime të dukshme nuk marrin përgjigje institucionale, qytetarët me të drejtë pyesin: ku është drejtësia?, tha Filkov në konferencën e sotme për shtyp në Ministrinë e Drejtësisë duke theksuar se reagimi institucional duhet të bëhet rregull jo përjashtim.
Si simptomë e dobësive të thella sistematike, ministri e theksoi rastin me gjyqtarin e apelit tek i cili u gjetën 350.000 euro të vendosura brenda murit nga shtëpia familjare e prindërve të tij.
"Rasti me gjyqtarin e apelit tek i cili u gjetën 350.000 euro të vendosura brenda murit nuk është vetëm skandal. Është një simbol i dobësisë të thellë sistematike, simbol i kulturës së mosndëshkimit, heshtjes dhe mbrojtjes së ndërsjellë, e cila e ka gërryer besimin në sistemin gjyqësor për një kohë shumë të gjatë", tha ai duke shtuar se aferat e tilla e vënë në pikëpyetje vetë funksionin e gjyqtarit, i cili duhet të jetë në shërbim të qytetarëve dhe drejtësisë, ndërsa jo privilegj.
Filkov iu referua gjithashtu hulumtimeve mbi perceptimin e korrupsionit, sipas së cilës shumica e qytetarëve besojnë se edhe gjyqtarët dhe prokurorët publik janë përfshirë në praktika korruptuese. Megjithatë theksoi se kthimi i besimit nuk është çështje e "një mase ose një nate", por një qasje afatgjate dhe sistematike.
Në atë drejtim, Ministria e Drejtësisë ka zbatuar mbikëqyrje në të gjitha gjykatat në vend gjatë viteve 2024 dhe 2025, me ç'rast u hartuan sfidat në këto institucione, ndërsa rezultatet, siç tha, qartë tregojnë në mungesë serioze të kuadrit. Shkalla e plotësimit të vendeve në gjyqësor arrin rreth 67 për qind, ndërsa e shërbimit gjyqësor vetëm 36 për qind, që rezulton me seanca të vonuara, raste të mbingarkuara, gjykata të mbingarkuara dhe rrezik nga shkelja e të drejtës së gjykimit brenda një afati të arsyeshëm.
Si përgjigje, dje në ministrinë e Financave është dorëzuar raportim për punësime urgjente në shërbimin gjyqësor dhe të prokurorisë publike - shënues, referentë, bashkëpunëtorë profesional, mbështetje informatike dhe teknike - e themeluar në të dhëna detajore dhe nevoja nga terreni të dorëzuara nga Këshilli Gjyqësor dhe Prokuroria Publike.
Paralelisht me masat urgjente, siç tha ministri, po zhvillohen edhe zgjidhje afatgjate. Është përgatitur një ligj i ri për Akademinë e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë, i cili prezanton pranime vjetore bazuar në parashikime të sakta për gjykatat dhe prokurorët në zonat e apelit, thirrje publike të ndara për gjyqtarë dhe prokurorë, si dhe një sistem renditjeje të bazuar në meritë me prioritet të kandidatëve më të mirë gjatë sistemimit.
Plotësisht, ministri përkujtoi se është miratuar një ligj i ri për Këshillin Gjyqësor, me fokus të llogaridhënies, transparencës dhe përgjegjësisë, ndërsa në procedurë qeveritare janë ligjet për shërbim gjyqësor dhe të prokurorit publik, si dhe ligjet për paga në gjyqësor, me qëllim të një modeli sistematik, të qëndrueshëm dhe mjaft të ekuilibruar, të harmonizuar me agjendën reformuese dhe standardet evropiane.
Në njoftime janë edhe Ligji për Prokurorinë Publike dhe Ligji për Këshillin e Prokurorëve Publik për Prokurori më efikase me kompetenca qartë të definuara dhe standarde më të larta të transparencës në punë, ndërsa Kodi i ri penal dhe Ligji për procedurë penale janë në fazën përfundimtare dhe të harmonizuara me direktiva evropiane.

"Mungesa e gjyqtarëve, prokurorëve publik dhe mbështetja administrative drejtpërdrejtë reflektohet mbi efikasitetin e procedurave dhe cilësisë së vendimmarrjes, si dhe mbi realizimin e të drejtës themelore - gjykim në afat të arsyeshëm. Pa reforma themelore dhe të synuara mirë, dukuritë e tilla do të vazhdojnë të përsëriten", tha ministri duke shpjeguar se prandaj janë krijuar masat, thotë, si për shuarjen e zjarrit ashtu edhe për strukturimin - për të siguruar funksionalitet sot dhe stabilitet nesër.
Filkov theksoi se gjendja nuk është e izoluar, as e krijuar gjatë natës, por rezultat i shumë viteve tolerim, kontroll i pamjaftueshëm dhe mungesë e përgjegjësisë.
Duke u përgjigjur në pyetjen e një gazetari, ministri tha se nuk ka ngecje në agjendën reformuese, por bëhet fjalë për ndryshim të vërtetë të afateve.
Në pyetjen nëse presin mbështetje nga partneri i koalicionit VMRO-DPMNE për pakon e ligjeve, ministri u përgjigj me konfirmim, ndërsa në lidhje me pyetjen nëse bëjnë përpjekje për paga më të larta të gjyqtarëve dhe prokurorëve publik, u përgjigj se punojnë në harmonizimin me agjendën reformuese.
Ai njoftoi se edhe Kodi Penal do të jetë shumë shpejtë gati duke theksuar se pret deri në qershor të miratohet.
Në lidhje me Kodin Zgjedhor, ministri informon se ende presin nominime të anëtarëve nga partitë politike për grupin e punës. sa/
Foto: MIA arkivi dhe Ministria e Drejtësisë