• e diel, 01 shkurt 2026

Qyteti i Shkupit dhe UNDP nënshkruan memorandum për bashkëpunim për zhvillim të qëndrueshëm dhe afatgjatë

Qyteti i Shkupit dhe UNDP nënshkruan memorandum për bashkëpunim për zhvillim të qëndrueshëm dhe afatgjatë

 Shkup, 21 janar 2026 (MIA) - Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, dhe përfaqësuesi i përhershëm i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Armen Grigorian, sot zyrtarisht nënshkruan memorandum për bashkëpunim.

Me nënshkrimin e memorandumit, siç thotë Gjorgjievski, vendoset një kornizë e qartë për bashkëpunim strategjik dhe afatgjatë në fusha me rëndësi kyçe për zhvillimin e Shkupit, me qëllim përmirësimin e politikave lokale, forcimin e kapaciteteve institucionale dhe implementimin e zgjidhjeve bashkëkohore dhe të qëndrueshme në interes të qytetarëve. 

 Kryetari i Qytetit të Shkupit Gjorgjievski theksoi se partneriteti me UNDP-në përfaqëson një hap të rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit me një nga organizatat ndërkombëtare më të rëndësishme në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm, duke theksuar se Qyteti i Shkupit e vlerëson shumë mbështetjen dhe angazhimin e tyre afatgjatë.

 Memorandumi parashikon bashkëpunim në disa fusha strategjike, duke përfshirë përmirësimin e sistemeve të tatimit të pronës dhe taksave të shërbimeve, promovimin e planifikimit urban dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor, përshpejtimin e transformimit digjital, stimulimin e zhvillimit ekonomik lokal, si dhe përgatitjen e projekteve cilësore për fondet evropiane dhe ndërkombëtare.

 Theks i veçantë është vënë edhe në mbështetjen e realizimit të projektit "Shkupi - Kryeqendër Evropiane e Kulturës 2028", i cili shihet si një mundësi e rëndësishme për transformimin afatgjatë të qytetit dhe pozicionimin e tij më të fortë në hartën kulturore evropiane.

Sipas kryetarit të Shkupit Gjorgievski, me këtë partneritet Qyteti i Shkupit konfirmon edhe një herë përcaktimin e tij për zhvillim drejt një qyteti të qëndrueshëm, bashkëkohor dhe evropian. 

Foto: Qyteti i Shkupit 

 

QËNDRONI TË LIDHUR