• e martë, 24 mars 2026

Qyra: Personat me sindromën Daun janë pjesë e pandarë e shoqërisë sonë dhe meritojnë respekt, përfshirje dhe mbështetje të plotë institucionale

Qyra: Personat me sindromën Daun janë pjesë e pandarë e shoqërisë sonë dhe meritojnë respekt, përfshirje dhe mbështetje të plotë institucionale

Strugë, 23 mars 2026 (MIA) - Personat me sindromën Daun kanë të drejtë për respekt, përfshirje, arsim, shëndetësi dhe mundësi të barabarta për të ndërtuar jetën e tyre ashtu siç dëshirojnë, tha sot kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra.

Ai në shënimin e Ditës Botërore të Sindromës Daun - 21 Mars, në Sheshin në Strugë, e theksoi angazhimin e vazhdueshëm të Komunës së Strugës ndaj personave me sindromën Daun dhe të gjithë personave me nevoja të veçanta.

"Si kryetar i Komunës së Strugës, unë gjithmonë do të jem pranë personave me sindromën Daun dhe çdo qytetari që ka nevojë për mbështetje të veçantë. Këta persona janë pjesë e pandarë e shoqërisë sonë dhe meritojnë respekt, përfshirje dhe mbështetje të plotë institucionale", tha Qyra.

Dita Botërore e Sindromës Daun, sipas tij, na kujton se ndryshimet nuk janë pengesë, por vlera që na bëjnë më njerëzorë.

"Kjo ditë na bën thirrje të mendojmë dhe të veprojmë: të shohim aftësitë, jo kufizimet. T'i mbështesim ato çdo ditë. Të ndërtojmë një shoqëri më të drejtë dhe më gjithëpërfshirëse, theksoi kryetari i komunës. 

Komuna e Strugës, shtoi ai, mbetet e përkushtuar për ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse, në të cilën çdo qytetar ka vendin e vet dhe dinjitetin që meriton.

Në territorin e komunës së Strugës funksionon një Qendër ditore e cila kujdeset për personat me nevoja të veçanta. ls/

Foto: Komuna e Strugës 

 

QËNDRONI TË LIDHUR