• e diel, 01 shkurt 2026

Qeveria e Sirisë u ka dhënë kurdëve afat prej katër ditëve që të integrohen në pushtetin qendror

Qeveria e Sirisë u ka dhënë kurdëve afat prej katër ditëve që të integrohen në pushtetin qendror

Damask, 20 janar 2026 (MIA) - Qeveria siriane u ka dhënë katër ditë kohë forcave kurde për të rënë dakord të integrojnë territorin e tyre të mbetur në pushtetit qendror, pasi aleati i tyre kryesor, SHBA-ja u bëri thirrje që ta bënin këtë.

Në një komunikatë Qeveria siriane theksoi se kishte arritur marrëveshje me forcat kurde për të hartuar një plan për të integruar provincën Hasaka në Sirinë verilindore, e cila është ende nën kontrollin e Forcave Demokratike Siriane (SDF). Përndryshe, ata rrezikojnë që ushtria siriane të hyjë në dy qytete të kontrolluara nga forcat kurde.

Më parë, ushtria siriane shpalli armëpushim katërditor, ndërsa qeveria siriane i kërkoi SDF-së të propozojë një kandidat për postin e ndihmës ministrit të mbrojtjes në Damask, si pjesë e procesit të integrimit të forcave kurde në qeverinë qendrore.

SDF, e cila ka humbur kontrollin e pjesëve të mëdha të Sirisë ditët e fundit për shkak të përparimit të ushtrisë siriane, tha se kishte pranuar marrëveshjen e armëpushimit dhe nuk do të ndërmerrte veprime ushtarake nëse nuk sulmohet. mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR