• e martë, 16 dhjetor 2025

Qeveria bullgare e Rosen Zheljaskovit jep dorëheqje pas protestave të ashpra për shkak të ligjit për buxhet

Qeveria bullgare e Rosen Zheljaskovit jep dorëheqje pas protestave të  ashpra për shkak të ligjit për buxhet

 Sofje, 11 dhjetor 2025 (MIA) - Qeveria bullgare e kryeministrit Rosen Zheljaskov sot përpara një votimi mosbesimi dha dorëheqje, njoftoi kryeministri në kuloaret e Asamblesë Kombëtare.

"Koalicioni ynë u mblodh, bisedoi  për gjendjen momentale, sfidat me të cilat përballemi dhe vendimet që duhet të marrim me përgjegjësi", tha Zheljaskovi, duke shtuar se nuk ka dyshim se qeveria do të marrë mbështetje në votimin e ardhshëm të mosbesimit. 

"Megjithatë, vendimet e Asamblesë Kombëtare janë të rëndësishme kur ato pasqyrojnë vullnetin e sovranit", theksoi kryeministri. 

 "Dëshira jonë është të jemi në nivelin që pret shoqëria. Fuqia vjen nga sovrani dhe zëri i popullit", tha Zheljaskovi, duke shtuar se "si të rinjtë ashtu edhe të moshuarit votuan për dorëheqjen. Kjo energji qytetare duhet të mbështetet dhe inkurajohet".

Siç edhe parashikoi kryeministri, edhe votimi i gjashtë për mosbesim të kabinetit të tij ishte e pasuksesshme. 

Votimi për mosbesim u dorëzua të premten e kaluar nga "Ndryshimet Vazhdojnë - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) dhe u mbështet nga nënshkrimet e deputetëve nga "Aleanca për të Drejtat dhe Liritë" (APS) dhe "Moral, Unitet, Nder" (MEÇ). 

 Kërkesa për dorëheqjen e qeverisë u mbështet vetëm nga 106 deputetë, pa asnjë "kundër" ose "abstenim".

Sipas rregullores së Asamblesë Kombëtare, votimi për mosbesim konsiderohet i suksesshëm kur më shumë se gjysma e të gjithë deputetëve votojnë për të. 

Pak minuta para votimit për mosbesim, kryeministri Zheljaskov në sallë njoftoi se jep dorëheqje nga qeveria. 

 Qytetarët duhet të zgjedhin udhëheqësit e tyre zyrtarë - kjo nuk është një sfidë drejtuar Asen Vasilevit, Bozhidar Bozanovit, Atanas Atanasovit, apo edhe presidentit Rumen Radevit, theksoi Zheljaskovi, raporton Fakti.bg.

"Dëshira jonë është të jemi në nivelin që shoqëria pret prej nesh. E dëgjojmë zërin e protestuesve", tha kryeministri. 

Deri më tani, kabineti i tij ka mbijetuar pesë votim për mosbesim. I fundit ishte në mesin e shtatorit, kur qeveria mori mbështetjen e 133 deputetëve nga GERB-SDS, DPS-Fillimi i Ri, BSP dhe ITN. 

 Votimet e mëparshme për mosbesim, të gjitha të pasuksesshme, lidheshin me dështime të supozuara në politikën mjedisore, politikën e jashtme, luftën kundër korrupsionit dhe politikën fiskale.

Zemërimi i protestuesve në javët e mëparshme nuk ishte drejtuar vetëm ndaj qeverisë, por edhe ndaj Deljan Peevskit, një politikan dhe oligark, Lëvizja për të Drejta dhe Liri (MPS) e të cilit ishte një mbështetëse e pakicës së qeverisë Zheljaskovit. 

 Protestuesit kërkuan që Peevski të tërhiqet nga jeta politike, duke pasur parasysh ndikimin që ai e ka.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR